Lidhje

Shqipëri: Shtohen rastet me Covid-19


Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore njoftuan sot zbulimin edhe të 23 rasteve të reja të prekur nga COVID-19.

Shtimi i rasteve prej disa ditësh po vjen bashkë me lehtësimin e masave të karantinës.

Shqipëria iu kthye ditët e fundit shifrave të larta të qytetarëve të pekur nga Coivd-19.

Shqipëri: Raste të reja koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00


Nga testet e 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë me koronavirus 23 persona, me të cilët shkoi në në 1122 numrin total i të infektuarve.

Sipas njoftimeve zyrtare, rastet e reja janë 16 në Tiranë, 2 në Mat, Durrës, Lushnje, Krujë dhe Librazhd.

Pjesa dërrmuese e tyre, 19 vetë janë kontakte të rasteve të mëparshme të personave të prekur nga Covid-19, ndërsa për 4 raste të reja po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit dolën pozitivë edhe 2 vetë personel shëndetësor midis 21 testeve midis punonjësve të shëndetësisë.

Në Spitalin Infektiv po trajtohen 26 pacientë aktualisht, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Numrit të të shëruarve iu shtuan edhe 6 qytetarë në 24 orët e fundit, ndërsa numri I përgjithshëm i tyre shkoi në 857 vetë.

Numri i përgjithshëm i testeve nga fillimi i epidemisë është rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Nga 1122 persona të konfirmuar me Covid-19 qysh nga fillimi i epidemisë, aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Drejtuesit e shëndetësisë publike njoftuan se zbatimi i masave mbrojtëse mbetet i rëndësishëm, sepse sa më shumë lirohen kushtet e lëvizjes dhe shkelen rregullat e distancimit social, aq më shumë shtohen rastet e reja.

Nga 11 marsi, kur humbi jetën rasti i parë me Covid, një zonjë nga Durrësi pas udhëtimeve në Itali, Shqipëria shënoi 33 vdekje gjithsej nga ky virus; 20 në Tiranë, 6 në Durrës, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1.

Qytetet më shumë të prekura janë aktualisht Tirana me 137 raste, Durrës 39 veta, Krujë 16 raste, Shkodër 11 raste , Kamëz 9 raste, Mati- 8, Lushnje- 6, e më pak Berati, Fieri, Korça dhe Librazhdi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG