Lidhje

Votime paraprake në disa shtete për emërimin e kandidatit demokrat për president


Votime paraprake në disa shtete për emërimin e kandidatit demokrat për president
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

2 qershori supozohej të ishte fundi i fushatës paraprake në zgjedhjet presidenciale amerikane. Një fushatë që po duket se nuk ka të mbaruar pasi pandemia e koronavirusit ka ndryshuar të gjithë situatën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch sjell më shumë hollësi.

Demokratët po vazhdonin fushatën për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial, ndërkohë që koronavirusi goditi vendin. Pasi Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake të 10 marsit, shtetet filluan të shtyjnë zgjedhjet e tyre për të parandaluar turmat në qendrat e votimit duke shfrytëzuar kohën për të zgjeruar votimin përmes postës. Steven Multroy është profesor në Universitetin e Memfisit.

“Është një barrë e paarsyesme në të drejtën tonë themelore që të na kërkohet për tëvotuar individualisht në qendrën e votimit, pasi e dimë rrezikun e përhapjes dhe transmetimit të infeksionit tek njerëzit e tjerë në turma.”

Tashmë nuk janë të vetme shtetet si Montana, New Mexico, Dakota e Jugut dhe kryeqyteti Uashington që votojnë të martën me 2 qershor. Ajdaho, Indiana, Merilandi, Pensilvania dhe Rhode Island do të votojnë në të njëjtën ditë.

Tetë shtete të tjera do të zhvillojnë zgjedhje paraprake deri në gusht, me momentin përfundimtar që zhvillohet disa ditë para Konventës Kombëtare Demokrate.

Demokratët po shqyrtojnë përdorimin e elementëve virtualë për të minimizuar numrin e pjesmarrësve në konventën në Miluaki të shtetit Uiskonsin.

Por jo republikanët, të paktën jo publikisht. Presidenti Donald Trump po i bën presion guvernatorit të shtetit të Karolinës së Veriut që të angazhohet për organizimin enjë konvente në qytetin Sharlote, ose republikanët do të zgjedhin një shtet tjetër. Presidenti e ka pasion daljen në skenë nëpër mitingje madhështore. Elaine Kamarck është me Institutin Brookings.

“Njerëzit e moshuar mendoj se do të jenë nervozë rreth vajtjes në tubime të mëdha për një kohë të gjatë. Mund të imagjinoni një 65 vjeçar kryetar partie të një shteti, ose një donator 65 vjeçar për republikanët apo demokratët, që mund të thotë se kësaj radhe nuk ndjehet mirë që të marrë pjesë në tubime masive.”

Ekzistojnë shqetësime të ngjashme se pjesmarrja në votimet presidenciale të nëntorit do të marrë të njëjtën goditje, nëse nuk ndërmerren hapa për të lejuar më shumë votime me postë, gjë që kundërshtohet nga Presidenti Trump.Jacob Rubashkin është analist.

“Shpresohet që deri në votimet e nëntorit, do të jenë zbatuar procedura të mjaftueshme që të mos vihet re ndonjë rënie në pjesmarrjen e votuesve. Por kjo do të kërkojë përgatitje.”

Ndërkohë, pas zgjedhjeve paraprake të së martës, Joe Biden pritet të marrë delegatët e mjaftueshëm për të fituar emërimin e Partisë Demokrate. Pritet që zoti Biden të zgjedhë kandidatin e tij për zëvendës president në fillim të gushtit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG