Lidhje

Shkodër, nis maratona e dhurimit të gjakut


Shkodër, nis maratona e dhurimit të gjakut
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Në Shqipëri, të premten nisi një fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, e cila pritet të shtrihet në dhjetë qytete. Maratona e dhurimit të gjakut është organizuar nga Fondacioni "Jo gjakmarrjes, Po Jetës" dhe Kisha Ungjillore e Shqipërisë. Sipas mjekut të bankës së gjakut, Endrit Susaj, periudha e pandemisë COVID-19 ka ndikuar në paksimin me 70 për qind të numrit të dhuruesve. Në Shqipëri, dhurimi vullnetar i gjakut është ende në nivele të ulëta pasi plotëson vetëm gjysmën e nevojave.

Shkodër, nis maratona e dhurimit të gjakut
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Ne i jemi bashkuar kësaj nisme, me fondacionin “Jo Gjakmarrjes-Po Jetës” dhe me Kishën Fjala e Krishtit si dhe me kishat e tjera ungjillore në Shkodër, për të gjetur një mundësi për ta parë këtë kohë pandemia, jo vetëm si tragjedi, por edhe si mundësi për të dhuruar jetë nga jeta jonë. Libri i librave thotë se ka më shumë lumturi të japësh se sa të marrësh dhe, për ne, kjo është një munëdsi e jashtëzakonshme që, jo vetëm në kohëra të mira, jo vetëm në ditë me diell, por edhe ne këto kohë të vështira, që e gjithë bota po kalon, të kemi mundësi të japim jetë nga jeta jonë.

Mjeku Endrit Susaj i bankës së gjakut thotë se grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë për gjak edhe ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.

Mjeku Susaj thotë se, muajt e fundit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, numri i dhurimeve është reduktuar me 70 përqind në krahasim me periudhat e mëparshme.

Gjatë periudhës së tërmetit, fatmirësisht, nuk kemi pasë nevoja shumë të mëdha për gjak. Në përgjithësi, fatkeqësitë natyrore, për shkak edhe të traumave, shtojnë nevojën për gjak, por në vendin tonë nuk kemi hasur vështirësi. Ndërsa gjatë periudhes së koronës po, sepse kishim një izolim social, ishte një frikë e përgjithshme, pasi kjo është një pandemi në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë. Kjo bëri që numri i dhurimeve të reduktohet me rreth 70 përqind në krahasim me periudhat normale të vitit.

Megjithë fushatat e herëpasherëshme ndërgjegjësuese për dhurimin vullnetar të gjakut, mjeku Susaj thotë se ai është ende i ulët në Shqipëri pasi mbulon vetëm gjysmën e nevojave.

70 përqind e dhurimeve në Shqipëri janë dhurime familjare dhe 30 përqind janë dhurime vullnetare. Dhurimi i gjakut në Shqipëri është i ulët, është dhjetë dhurime për njëmijë banorë, pra 1 përqind, ndërsa nevojat janë dyfish.

Në Shqipëri, dhuruesit kryesor të gjakut janë përgjithësisht të rinjtë, por edhe punonjësit e administratës shtetërore, apo ata të bizneseve private. Gjatë periudhës së verës, kryesisht muaji gusht dhe fillimi i shtatorit, kur edhe nevojat për gjak janë më të mëdha për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve, dhurimet vullnetare të gjakut bien ndjeshëm pasi institucionet dhe universitetet janë të mbyllura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG