Lidhje

"New York Times": Artikulli i senatorit republikan nuk i plotëson standardet


Në një zhvillim të papritur e të sikletshëm gazeta "New York Times" tha të enjten se një artikull opinion i senatorit amerikan Tom Cotton, i cili mbronte përdorimin e trupave federale për të shuar protestat mbarëkombëtare lidhur me keqtrajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia, nuk i plotësonte standardet e saj.

Opinioni i zotit Cotton, i titulluar "Dërgoni trupat" i cili u postua për herë të parë në internet të mërkurën vonë në mbrëmje shkaktoi një revoltë mes gazetarëve të "Times". Disa prej tyre thanë se rrezikonte punonjësit afrikano-amerikanë të gazetës. Disa anëtarë të stafit njoftuan se ishin të sëmurë të enjten në shenjë proteste dhe nuk u paraqitën në punë. Nëpërmjet një deklarate gazeta njoftoi se një "gjykim editorial i nxituar" çoi në botimin e një aktikulli që nuk i plotësonte standardet e saj. Zoti Cotton e kritikoi gazetën në Twitter të enjten në mbrëmje.

Artikulli i republikanit të Arkansasit vazhdon të jetë në faqen internet të "Times". Gazeta tha se po shqyrton ende një vendim nëse artikulli do të korrigjohet apo se çfarë duhet shkruar në një shënim editorial, që mund t'i bashkangjitet artikullit të senatorit. Më parë të enjten, botuesi i "Times" A.G. Sulzberger dhe redaktori i faqeve editoriale James Bennet i dolën në mbrojtje vendimit për ta botuar artikullin, duke thënë se ata besuan se ishte e rëndësishme që ide të ngjallin debat, të diskutohen në një forum publik dhe jo jo të shuhen.

Por sic njoftoi më vonë "Times", zoti Bennet bërë të ditur se ai nuk e kishte lexuar analizën e zotit Cotton përpara botimit të saj.

"Si rezultat, po planifikojmë të shqyrtojmë si ndryshimet afatshkurtra ashtu edhe ato afatgjata" të opinionit të tij, duke përfshirë kontrollin e fakteve si dhe uljen e numrit të opinioneve të shkruara nga kontribues të jashtëm të cilat botohen në gazetë", thuhej në një deklaratë të Times.

Në artikullin e zotit Cotton mbështeshin thirrjet e Presidentit Donald Trump për të dislokuar trupa federale për të ndaluar dhunën e lidhur me protestat të cilat janë kundër trajtimit policor të minoriteteve.

Ai denonconte ato që i quante "kriminelë nihilistë" që kanë dalë për të plaçkitur si dhe "radikalët e krahut të majtë si Antifa që ishin infiltruar në protesta për të shfrytëzuar vdekjen e George Floyd për qëllimet e tyre anarkiste". Sidoqoftë në internetu vu në dukje se një lajm i gazetës Times më 1 qershor thoshte se "komentatorët konservatorë bëjnë pohime duke pasur pak prova se Antifa, lëvizja e ekstremit të majtë antifashist po koordinon trazirat dhe plaçkitjet".

Ndër gazetarët e "Times" që protestuan kundër botimin të artikullit të zotit Cotton ishte Nikole Hannah-Jones, e cila muajin e kaluar fitoi çmimin "Pulitzer" për artikullin e saj "Projekti 1619", lidhur me afrikano-amerikanët, që nga ardhja për herë të parë e skllevërve.

"Si një grua që i përkas komunitetit afrikano-amerikan dhe si gazetare, ndihem shumë e turpëruar që ne e botuam këtë artikull", shkruante në tweeter Hannah-Jones. Artikulli i zotit Cotton u postua në internet dy ditë pasi një demonstratë paqësore jashtë Shtëpisë së Bardhë u spastrua me gaz lotësjellës dhe me pajisje që shkaktojnë zhurmë e dritë të fortë me qëllimin për të çoroditur turmat, duke i hapur rrugën Presidentit Donald Trump që të shkojë tek një kishë aty pranë për një foto zyrtare.

Zoti Bennet shkruante se ai personalisht nuk ishte dakord me zotin Cotton dhe besonte se dërgimi i trupave mund të çonte në dëmtim të njerëzve të pafajshëm. "Lexuesit që mund të jenë të prirur të kundërshtojnë qëndrimet e zotit Cotton, duhet të jenë plotësisht të informuar për këtë, nëse duan ta mposhtnin", shkruante zoti Bennet në një artikull.

"Për mua, debatimi i hapur i ideve me ndikim, ka më shumë të ngjarë të ndihmojë shoqërinë që të gjejë përgjigjet e duhura dhe jo ndalimi i tyre i pa sfiduar". Megjithatë shkruante më tej ai "unë e di se pikëpamja ime mund të jetë e gabuar".

M
M

Gjithashtu të enjten gazeta "Philadelphia Inquirer" kërkoi falje për një vendim që e cilësoi "jashtëzakonisht të gabuar" për të përdorur si titull të një artikulli "Edhe ndërtesat kanë vlerë gjithashtu".

Rreth 30 punonjës të redaksisë me 210 anëtarë thanë se nuk do të paraqiten në punë sepse nuk ndiheshin mirë, pas botimit të artikullit, të cilin punonjësit afrikano-amerikanë të redaksisë e dënuan me zemërim. Titulli i "Inquirer' i referohej një pjesë të kritikut të arkitekturës Inga Saffron, i cili shqetësohej se ndërtesat e dëmtuara nga dhuna gjatë javës së kaluar mund të "linin një zbrazëtirë në zemrën e Filadelfias".

Pas titullit fillestar, i cili u konsiderua se sfumonte lëvizjen "Black Lives Matter" ose "Jetët e komunitetit afrikano-amerikane kanë vlerë", "Inquirer" bëri një ndryshim në internet, duke shkruar, "Jetët afrikano-amerikane kanë vlerë, po ndërtesat?".

Përfundimisht, gazeta vendosi për titullin: "Dëmtimi i ndërtesave në mënyrë të shpërpjestuar dëmton njerëzit që protestuesit po përpiqen të lartësojnë". Reporteri Brandon Bell shkruante në Twitter se ndihej "i lodhur" për të vazhduar punën. Ai ishte në mesin e atyre që shpërndanë një letër të hapur proteste, duke thënë se gazetarët afrikano-amerikanë ishin të lodhur nga gabimet e pakujdesshme që e bëjnë më të vështirë kryerjen e punës së tyre e në rastin më të keq u rrezikojnë jetën.

"Jemi të lodhur duke na thënë që të tregojmë dy palët e një çështjeje, kur nuk ka dy palë". Gazeta publikoi një artikull ku kërkonte falje, të shkruar nga redaktorët kryesorë të saj. Botuesja dhe drejtuesja ekzekutive Lisa Hughes shkruate në një letër drejtuar stafit, se gazeta do të paguante për ditën që gazetarët morën pushim. Ajo e quajti titullin "fyes e të papërshtatshëm" dhe tha se gazeta kishte nevojë për një staf më të larmishëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG