Lidhje

Refugjatët sirianë në Turqi, frikë nga uria


Refugjatët sirianë në Turqi po vuajnë pasojat e masave kufizuese për pandeminë që i ka lënë shumicën e tyre pa punë. Shuma familje refugjatësh thonë se në Siri ata u mbyllën në shtëpitë e tyre nga frika e bombave dhe plumbave, ndërsa tani ata janë mbyllur nga frika e virusit, mungesëa së strehimit dhe urisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock njofton nga Stambolli.

Një vajzë e vogël po qan për ushqim. Gjethet për përgatitjen e këtij ushqimi u mblodhën nga një pemë në një park të qytetit.

Qiraja këtu është e lirë për Stambollin, vetëm 30 dollarë në muaj, por për këtë familje ajo është e lartë.

"Qiradhënësi na kërcënoi se do të na dëbonte nëse nuk paguajmë qiranë. Ai na tha 'Ju nuk do të jetoni këtu'."

Ismahan dhe familja e saj normalisht u shesin ind pëlhure shoferëve pranë semaforëve, por që nga fillimi i pandemisë, ky lloj i punës nuk lejohet.

Shumica e refugjatëve sirianë në Turqi punojnë në sektorin informal të ekonomisë dhe tani janë pa të ardhura. Shumë prej tyre nuk kanë më mundësi të paguajnë qiranë.

Një numër organizatash humanitare ofrojnë ndihma ushqimore, para dhe furnizime, por ato nuk janë të mjaftueshme. Prindërit thonë se kanë frikë se fëmijët e tyre do të vuajnë nga uria nëse pandemia vazhdon.

“Është e njëjta frikë. Në Siri ishim të mbyllur në shtëpi nga frika vdekjes nga bombat. Tani kemi frikë të dalim jashtë nga frika se do të infektohemi me koronavirusin", thotë Marwa, refugjate nga Siria.

Turqia ka pranuar të paktën 3.5 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Por pakënaqësia për këtë është e thellë dhe qeveria i ka inkurajuar ata të largohen nga vendi.

Refugjatët thonë se ndërsa Turqia vazhdon të varfërohet për shkak të pandemisë, vendasit do të bëhen më armiqësor ndaj tyre.

“Kishte racizëm para koronavirusit. Ata gjithmonë thonë: "Kthehu në vendin tënd". Ata mendojnë se po ua marrim ushqimin nga goja, por kjo nuk është e vërtetë. Ne po punojmë për të ushqyer familjet tona."

Mohammadi tani është pa punë dhe thotë se nuk mund fle më nga shqetësimi. Megjithë vuajtjet nga lufta dhe shpërnguljet e shumta, ai thotë se gjëja më e vështirë për të është t’i thuash "jo" fëmijës së uritur që kërkon ushqim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG