Lidhje

Kosovë: Shqetësim për numrin e vogël të grave si anëtare të qeverisë


Përbërja e qeverisë së re të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:04 0:00

Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjinore dhe të sundimit të ligjit, shprehin shqetësimin me përfshirjen e paktë të grave në qeveri, dhe praninë e një numri më të lartë të atyre që kanë probleme me ligjin. Ato bëjnë thirrje për ndryshim të kësaj kulture si domosdoshmëri për zhvillim të demokracisë dhe sundim të ligjit në vend. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.

Përbërja e qeverisë së re të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:04 0:00

Në përbërjen e qeverisë së re të Kosovës e cila u miratua të mërkurën e javës që po e lëmë pas, për herë të parë një grua mban postin e zëvendëskryeministres, por vetëm 3 nga gjithsej 16 ministri udhëhiqen nga gratë.
Drejtuesja e Qendrës për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, thotë se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti, shënoi rënie të përfshirjes së grave krahasuar me qeverinë paraprake në të cilin pesë nga 15 ministri udhëhiqeshin nga gratë.
“Kjo qeveri ka vetëm tre gra dhe ato që vijnë kryesisht prej partive të vogla e nuk janë të njohura shumë për qytetarët. Ne kemi nevojë edhe për një fuqizim të lidershipit të grave dhe do të donim të kishim gra që janë më të zëshme dhe përfaqësojnë interesat e grave për vite me radhë. Po ashtu sa i takon kulturës së përfaqësimit mund të them se është bërë tashmë si sjellje e zakonshme e partive politike që gratë janë në parlament ndërkaq në qeveri vendimmarrja iu takon burrave”, tha zonja Demolli.
Në parlamentin e Kosovës 30 për qind janë gra deputete, një përqindje e kushtëzuar nga kuota gjinore e përcaktuar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, por në qeveri përshirja e grave varet nga vullneti i partive politike.
Zonja Demolli bën thirrje që kuota gjinore prej 30 për qind të zëvendësohet me ligjin për barazi gjinore që garanton pjesëmarrje 50 me 50, duke theksuar madje rëndësinë e përfshirjes së grave edhe në procese të rëndësishme shtetërore siç janë bisedimet me Serbinë, procese këto nëpër të cilat sipas saj gratë deri tash janë lënë anash.
“Çdoherë kur Kosova futet në procese të rëndësishme apo madhore, çdoherë ka mungesë të grave dhe kjo është do të thoja edhe e turpshme”, thotë ajo.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë për Zërin e Amerikës thotë se një nga tri gratë që udhëheqin ministri në qeverinë Hoti ka problem me ligjin apo integritetin, siç kanë edhe dy burra që udhëheqin ministri në këtë qeveri.
“Edhe përkundër faktit që ky aktgjykim është i shkallës së parë dhe i njejti është i apelueshëm, pa paragjykuar fajsinë apo mosfajsinë e saj, me vet faktin që kemi ministra që janë të dënuar për vepra penale korruptive sigurisht që e dëmton besimin e publikut te integriteti i kësaj qeverie. Në anën tjetër kemi një ministër që po ashtu është i akuzuar për vepra penale të vet gjyqësisë, ky rast është mbyllur në shkallën e parë por prokuroria ka bërë ankesë në Gjykatë të Apelit”, thotë zoti Miftaraj.
Zoti Miftaraj thotë se që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë ka një ndërprerje pothuajse të plotë të trajtimit dhe gjykimit të rasteve të profilit të lartë.
“Me vet faktin që në vitin 2020 nuk e kemi asnjë aktgjykim të formës së prerë të profilit të lartë, nuk e kemi asnjë zyrtar të lartë public që vuan dënimin në qëndrat korrektuese të Kosovës, na dëshmon që nëse je i profilit të lartë, nëse je në qeveri, mundësitë që të gjykohesh a dënohesh janë jashtëzakonisht të vogla, cka ne e kemi quajtur si një kultivim të kulturës së pandëshkueshmërisë nga politika por edhe nga sistemi i drejtësisë kur flasim për korrupsionin e nivelit të lartë”, thotë ai.
Organizatat që vëzhgojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, thonë se me gjithë përmirësimet në legjislacion, lufta kundër korrupsionit në praktikë ka shënuar ngecje dhe se sipas tyre sfida kryesore mbetet mosndëshkimi i zyrtarëve të profilit të lartë të përfshirë në raste të korrupsionit dhe lidhjet e ndikimet e tyre mbi prokurorët dhe gjyqtarët. Këto dhe arsye të tjera, thonë ata, e bëjnë vetingun proces thelbësor në fillimin e zbatimit të një reforme të thellë në drejtësi ashtu që të ketë sundim të mirëfilltë të ligjit në Kosovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG