Lidhje

Trump përmend teorinë konspirative për protestuesin e shtyrë nga policia


Martin Gugino lays on the ground after he was shoved by two Buffalo, New York, police officers during a protest against the death in Minneapolis police custody of George Floyd in Buffalo, New York
Martin Gugino lays on the ground after he was shoved by two Buffalo, New York, police officers during a protest against the death in Minneapolis police custody of George Floyd in Buffalo, New York

Presidenti amerikan Donald Trump të martën ndau një teori konspirative të pabazë, duke sugjeruar se një protestues i moshuar i rrëzuar në trotuar nga policia javën e kaluar në qytetin Bafalo të shtetit të Nju Jorkut, mund të ketë qenë një "provokator" antifashist që po përpiqej të dëmtonte pajisjet kominikuese të policisë.

Në Twitter, Presidenti Trump përsëriti një version të incidentit të transmetuar në kanalin One America News, që ka prirje për të mbështetur Presidentin Trump. "Protestuesi i Bafalos, i shtyrë nga policia, mund të jetë një provokator i ANTIFA-s. 75 vjeçari Martin Gugino u shty nga policia pasi dyshohej se po skanonte komunikimet e policisë në mënyrë që të bllokonte pajisjet e tyre”.

Trump shtoi, "unë e pashë se si ai ra më fortë se sa ishte shtyrë. Ai kishte në shënjestër një skaner (të policisë). A mund të jetë kurth? "

Avokatja e zotit Gugino, i cili mbetet i shtruar në spital për shkak të një lëndimi në kokë, dënoi shpejt postimin e Presidentit Trump në Twitter, duke thënë se ishte "një akuzë e rëndë, e rrezikshme dhe e pavërtetë" që zoti Gugino kishte qenë pjesë e një "kurthi" të koordinuar nga demonstruesit antifashistë.

"Martini ka qenë gjithmonë një protestues paqësor sepse është i interesuar për gjendjen e shoqërisë sot," tha avokatja Kelly Zarcone. "Ai është gjithashtu një banor tipik i Nju Jorkut perëndimor që e do familjen e tij. Askush nga forcat e zbatimit të ligjit nuk ka sugjeruar ndryshe”.

New York Governor Andrew Cuomo addresses a briefing on the coronavirus disease
New York Governor Andrew Cuomo addresses a briefing on the coronavirus disease

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dënoi gjithashtu postimin e Presidentit Trump në Twitter.

"Nuk ka asnjë fakt për asnjë nga pretendimet e tij. Ai duhet të kërkojë falje për postimin në Twitter. Sa e pamatur, e rëndë, dhe e egër,” tha Cuomo.

Ari Fleischer, ish zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së ish-presidentin George W. Bush, ishte në mesin e atyre që reaguan shpejt ndaj përsëritjes së historisë së transmetuar në kanali One America News.

"Prirja e presidentit për të shpëndarë teoritë konspirative do ta shkatërrojë atë nga pikëpamja politike. Kjo është e pamatur. Ai nuk e dinë si të ndalet,” tha Fleischer.

Ndaj dy policëve në Bafalo, Aaron Torgalski dhe Robert McCabe, u ngritën akuza për sulm pas publikimit në mediat sociale të një videoje, ku ata shihen duke e shtyrë me forcë zotin Gugino pasi ai iu afrua atyre të premten e kaluar gjatë një prej dhjetra protestave kundër vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj në Mineapolis.

Zoti Gugino u rrëzua në trotuar, duke pësuar një lëndim në kokë. Në video shihet se si shumë oficerë të Departamentit të Policisë së Bafalos ecnin pranë tij ndërsa ai rrinte i shtrirë palëvizur dhe i gjakosur.

Departamenti i policisë në fillim pretendoi se zoti Gugino ishte rrëzuar vetë.

In this image from video provided by WBFO, a Buffalo police officer appears to shove a man who walked up to police June 4, 2020, in Buffalo, N.Y.
In this image from video provided by WBFO, a Buffalo police officer appears to shove a man who walked up to police June 4, 2020, in Buffalo, N.Y.

Policët Torgalski dhe McCabe janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me incidentin. Zoti Gugino mbetet në spital në gjendje të rëndë.

Mediat raportuan se zoti Gugino është një aktivist paqësor në Nju Jork, anëtar i lëvizjes PUSH Buffalo, e cila përqendrohet në strehimin me kosto të përballueshme, dhe Qendrës për Paqe në Nju Jorkun perëndimor, një organizatë për të drejtat e njeriut.

Ai është gjithashtu aktiv në Lëvizjen Katolike të Punëtorëve dhe kritikon shpesh Presidentin Trump në mediat sociale.

Pas incidentit, Kryebashkiaku i Bafalos, Byron Brown e quajti zotin Gugino një "agjitator" i cili "po përpiqej të nxiste turmën e njerëzve".

Kur policët Torgalski dhe McCabe u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u ngritën akuza për sulm, 57 kolegë të tyre në Ekipin e Reagimit ndaj Emergjencave dhanë dorëheqjen nga skuadra, duke treguar mbështetjen për policët e pezulluar.

Presidenti Trump shpesh e ka quajtur lëvizjen antifashiste Antifa si një organizatë terroriste vendase dhe ka thënë me prova të pakta se ata kanë qenë përgjegjës për dhunën që shpërtheu në disa nga protestat në vend pas vdekjes së George Floydit.

Në ditët e fundit, protestat kanë qenë kryesisht paqësore me pak arrestime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG