Lidhje

Demokratët, thirrje për hetim të përdorimit të forcës ndaj protestuesve


Tear gas floats in the air as a line of police move demonstrators away from St. John's Church across Lafayette Park from the White House, as they gather to protest the death of George Floyd, Monday, June 1, 2020, in Washington. Floyd died after…
Tear gas floats in the air as a line of police move demonstrators away from St. John's Church across Lafayette Park from the White House, as they gather to protest the death of George Floyd, Monday, June 1, 2020, in Washington. Floyd died after…

Tre ligjvënës demokratë po i bëjnë thirrje agjencive federale për të hetuar nëse Policia e Parqeve shkeli ligjet në ndërhyrjen ndaj protestuesve në sheshin para Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.

Kërkesa u bë përmes një letre të publikuar të martën që ishte dërguar te Zyra e Inspektorit të Departamentit të Brendshëm, Mark Lee Greenblatt. Zyrtarët janë në fazat e para të shqyrtimit të kërkesës, tha zëdhënësja e zyrës së inspektorit, Nancy DiPaolo.

Policia e Parqeve dhe forcat e tjera të sigurisë përdorën agjentë kimikë, goditën demonstruesit, gazetarët dhe shpërndanë protestuesit në Sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë më 1 qershor, ndërsa po intensifikoheshin protestat kundër vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd. Zyrtarët e administratës së Presidentit Trump kanë mohuar akuzat se forcat federale po i hapnin rrugë Presidentit Donald Trump që të bënte disa fotografi para kishës që ndodhet afër sheshit.

Kërkesa për një hetim u bë nga senatori Ron Wyden nga Oregoni, Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Burimet Natyrore, Raul Grijalva nga Arizona dhe Nënkryetarja e këtij komisioni, ligjvënësja Debra Haaland nga Nju Meksiko.

"Të drejtat e amendamentit të parë (të kushtetutës) për lirinë e fjalës, tubimet paqësore dhe lirinë e shtypit janë gurthemeli i të gjitha të drejtave të tjera," thanë tre ligjvënësit. "Çdo veprim i Policisë së Parqeve për të kufizuar këto të drejta është një sulm ndaj të gjithë amerikanëve dhe duhet të trajtohet me shpejtësi."

Policia e Parqeve është një forcë e vogël e Shërbimit të Parqeve Kombëtare nën administrimin e Departamentit të Brendshëm që është përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Sheshin Lafayette përpara Shtëpisë së Bardhë, në zonën ku ndodhet Statuja e Lirisë në Nju Jork, dhe në një numër të vogël të zonave të tjera më të vizituara në vend.

Zëdhënësit e Shërbimit të Parqeve dhe ata Departamentit të Brendshëm nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente. Sekretari i Departamentit të Brendshëm, David Bernhardt i tha zotit Grijalva në një letër javën e kaluar se Policia e Parqeve kishte qenë në një "gjendje rrethimi" nga sulmet e dhunshme në shesh.

Ligjvënësit demokratë thonë se rrëfimet e dëshmitarëve, gazetarëve, fotografitë dhe pamjet filmike të publikuara deri më tani nuk mbështesin pretendimet e asaj shkalle të dhunës nga protestuesit.

Letra e tre ligjvënësve, e dërguar të hënën, kërkon nga zyra e Inspektorit të Departamentit të Brendshëm që të nis një hetim për të mësuar nëse forca e përdorur nga Policia e Parqeve ishte e ligjshme dhe në përputhje me rregullat, politikat dhe standardet e trajnimit për këtë forcë ligjzbatuese.

Ligjvënësit gjithashtu kërkuan nga hetuesit që të përcaktonin se kush në Departamentin e Brendshëm ka dhënë urdhrat për pastrimin e sheshit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG