Lidhje

Shqipëri, tjetër viktimë e COVID 19, rastet e reja mbeten të larta


Në Shqipëri për të katërtën ditë rradhazi u shënua një shifër e lartë e rasteve të reja me Covid 19, ndërsa një tjetër person humbi jetën. Autoritetet bënë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë rregjistruar 31 të infektuar, një pjesë e mirë e të cilëve kontakte familjare të rasteve të mëparshme ndërsa të tjerët janë raste të reja. Të prekurit janë nga 8 zona të ndryshme të vendit.

Në katër ditët e fundit numri i të infektuarve arriti në 153 persona, gati 11 përqind të totalit të konfirmuar në më shumë se 13 javë që kur u shfaq epidemia në fillim të marsit. Po ashtu, harta e zonave me raste aktive u zgjerua në 17 qytete, 6 më shumë, krahasuar me të hënën e shkuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një 71 vjeçar, të shtruar në spital, i cili humbi jetën, duke u bërë viktima e 36-të nga COVID 19, dhe e dyta në harkun e 48 orëve të fundit.

Në ndryshim nga tendenca e këtyre ditëve, sot është vënë re një rënie e lehtë e numrit të të shtruarve në spital, ku ndodhen 48 pacientë, nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Nisur nga shtimi me ritme të larta i rasteve, kryeministri Edi Rama bëri mbrëmë thirrje për respektimin e rregullave duke paralajmëruar rrezikun e rikthimit të masave shtrënguese

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG