Lidhje

Pentagoni urdhëron shqyrtim të veprimeve të Gardës ndaj protestave


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper ka urdhëruar hartimin e një raporti lidhur me përgjigjen që Garda Kombëtare u ka dhënë demonstratave në mbarë vendin.

Protestat e shumta u nxitën nga vdekja në Mineapolis të Minesotës së George Floyd i cili vdiq ndërsa ndodhej nën arrest nga policia.

Pentagoni njoftoi të enjten nëpërmjet një deklarate se pas rishikimit të veprimeve të kryera nga Garda Kombëtare si përgjigje ndaj trazirave civile do të vlerësohen edhe "përpjekjet e Gardës për të punuar me punonjësit e zbatimit të ligjit në nivel vendor e federal në të gjithë vendin gjatë dy javëve të fundit".

Nëpërmjet deklaratës zoti Esper tha se ai gëzonte "respekt të madh dhe se ishte thellësisht krenar për ushtarët dhe pilotët që kishin shërbyen gjatë kësaj periudhe për të siguruar që protestuesit paqësorë të mund të përmbushnin të drejtën e tyre që garantohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës".

Njësi të Gardës Kombëtare u dislokuan në Uashington D.C. për të shpërndarë protestues paqësorë përpara Shtëpisë së Bardhë, një veprim që u kritikua gjerësisht.

Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy do të organizojë dhe udhëheqë kryerjen e këtij procesi shqyrtimi një raport mbi të cilin është planifikuar t'i paraqitet zotit Esper më 30 korrik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG