Lidhje

Burgu i Prishtinës kthehet në muze


Burgu i Prishtinës kthehet në muze
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Bislim Zogaj, hyri të premten në qelinë e dikurshme me numër 13 në burgun e Prishtinës, ku para 23 vjetësh ishte mbajtur e torturuar për rreth një vit e gjysmë.

Me 31 janar të vitit 1997, ai ishte kapur nga forcat serbe të cilët të njëjtën ditë vranë në një pritë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burgu i Prishtinës kthehet në muze
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

“Zahir Pajaziti dhe unë ishim bashkë në shtabin operativ të UCK-së dhe Zahiri ishte një nga personalitetet më të kërkuara nga pushtuesi serb dhe pas një takimi që e kisha me të, kishim qenë nën përcjellje dhe pasi jemi ndarë, një pjesë e sigurimit shtetëror ka shkuar pas tij dhe një pjesë pas meje dhe më kanë arrestuar në dalje të stacionit të autobusëve në Prishtinë”, thotë Bislimi.

Torturat thotë ai, filluan që në çastin e arrestimit.

“Zakonisht kur na torturonin e vendosnin të burgosurin në mes të korridorit që tortura të dëgjohej edhe në dhoma të tjera, e që ishte shumë më e rëndë për të burgosurit tjerë kur dëgjonin britmat sesa për atë që e përjetonte torturën. Një herë më ka ndodhë mua kur më kanë marrë për të torturuar rreth një orë e gjysmë minimum 10 apo 15 herë e kam humbur vetëdijen, arsyeja pse kaq shumë më kanë torturuar për dallim prej të tjerëve që i torturonin nga dhjetë minuta apo gjysmë ore, ishte se ata kërkonin që unë të gjëmoja nga dhimbjet për t’i trishtuar të tjerët po asnjë herë nuk më është dëgjuar asnjë ofshamë”, tregon ai.

Dy herë në ditë, Bislimi, kishte të drejtë të dalë në oborrin e ngushtë të burgut dhe të qëndrojë nga 10 minuta. Kjo thotë të ketë qenë koha më e vështirë për të...

“Aty nuk kishim të drejtë të bisedonim dhe duhej të lëviznim në formë harkore dhe ishte problem se çka të mendoje. Unë atëherë e kisha lënë gruan e re dhe tre fëmijë të vegjël, dhe duhej të mendoja për fëmijët e gruan apo për të ardhmen dhe Kosovën”, thotë Bislimi.

Ky burg ishte mbyllur në vitin 2016, për t’u hapur sot në përvjetorin e çlirimit të Kosovës si muze në nderim të mijëra të burgosurve politikë shqiptarë që kishin kaluar nëpër të.

“Më në fund gjithë ajo torturë është shpërblyer dhe gjithë këta njerëz, apo edhe gjeneratat e ardhshme do t’i shohin këto përjetime tonat dhe në bazë të tyre do të ja dinë vlerën lirisë sepse kjo liri që e gëzojmë ne sot sado që nuk është ashtu ndoshta si e kemi pritur, megjithatë jemi të lirë të lëvizim e të jetojmë”, thotë Bislimi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha gjatë një ceremonie të hapjes së burgut muze se ai është themel i lirisë së Kosovës.

“Ky është vendi siç edhe e kishte shkruar dikush në pllakat ‘burgu i ideve’, i njerëzve që kanë sjellë së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës e që ka evoluar pastaj në demonstratat e viteve ’68, ’81, ’89, mandej luftën e armatosur dhe përpjekjet për liri pavarësi dhe lirinë që e gëzojmë sot”, tha kryeministri Hoti.

Bislim Zogaj kujton se vetëm gjatë kohës sa ai ka qëndruar në këtë burg, tre veta janë vrarë me torturë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG