Lidhje

Shqipëri: Trashëgimia kulturore ndjen pasojat e pandemisë


Trashëgimia kulturore në Shqipëri gjen vështirësi në sigurimin e fondeve për shkak të mungesës së vizitorëve prej pandemisë së koronavirusit. Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, ulja e çmimeve te biletave te muzeve dhe siteve arkeologjike po shoqërohet me dhurime biletash për operatorët turistikë. Gjatë pandemisë janë raportuar edhe dëmtimet në vlerat e rralla të kulturës shqiptare.

Trashëgimia kulturore ndjen pasojat e pandemisë në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Një grup studentësh të Universitetit të Gjirokastrës që studiojnë në degën e porsahapur për udhërrëfyes turistikë synojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë për njohjen e siteve kulturore dhe arkeologjike. Eglantina Çallëku njëra prej tyre thotë për Zërin e Amerikës se tani mungojnë vizitorët në këto site për shkak të pandemisë, por ata po bëjnë përgatitjet me shpresën për hapjen e afërt të siteve për turistët e huaj.

“Kemi filluar duke parë tunelin e Luftës së Ftohtë, më pas kemi dalë në terren ku kemi parë fshatra shumë të bukur. E kam zgjedhur degën e udhërrëfyesit turistik me dëshirën time. Më shtyu më shumë kurioziteti për të njohur vendin tonë. Ne zakonisht shikojmë më shumë vendet e tjera dhe jo pasuritë që kemi në vendin tonë”.

Studentët zgjodhën si sitin arkeologjik të radhës qytetin antik të Antigonesë, të ndërtuar nga Mbreti Pirro si dhuratë për gruan e tij Antigonën, por që u dogj nga romakët. Muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike në Shqipëri ndonëse janë hapur nuk kanë vizitorë dhe kjo po vë në vështirësi strukturat menaxhuese që kryesisht fondet për mirëmbajtje i sigurojnë nga biletat e vizitorëve. Ministria e Kulturës në Shqipëri po nxit përmes një pakete vizitueshmërinë dhe mbështetjen për operatorët turistikë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha në Gjirokastër se mbyllja nga pandemia ka sjelle shumë vështirësi.

“Edhe pse buxhetet kanë qenë gjithnjë të pakta kjo mbyllje ka qenë vërtet e vështirë pasi të ardhurat ekonomike shkojnë për mirëmbajtjen e këtyre siteve. Këto të ardhura fillojnë të mungojnë gjithnjë e më shumë, megjithatë kjo nuk do na pengojë të vazhdojmë punën.”

Zonja Margariti tha se pritshmëria e këtij viti ishte e madhe.

Kemi pasur një milionë vizitorë në 2019 dhe kemi shtuar tarifat, por kemi bërë një hap prapa nga situate e pandemisë duke u rikthyer në 2018 me cmime të ulta, por kemi favorizuar gjithnjë e më tepër kanalin e shitjes “on line”.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës tha se pavarësisht sifidave të pandemisë në kuadër të disa projekteve ndërkombëtare synohet të vijohet me mbështetjen e investimeve për trashëgiminë kulturore në këtë qytet.

“Pasi ka përfudnuar pazari jemi duke diskutuar për vijimin e Sheshit të Çercizit me parkimin dhe pedonalen. Është shumë e rëndësishme ndërhyrja që do bëhet në Shtëpinë Kadare, Muzeun Etnografik dhe do vijohet edhe në kala.”

Gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë munguar edhe dëmtimet në vlerat e trashëgimisë kulturore. Parku i Apolonisë tha se dy kolona të fasadës së Fontanës Monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Sipas Parkut kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill dhe po hetohet mbi autorët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG