Lidhje

Britania ul nivelin e kërcënimit të Covid-19, Gjermania raporton për rritje të rasteve


Britain's Health Secretary Matt Hancock holds the daily coronavirus disease news conference at 10 Downing Street in London, May 21, 2020. (Credit: Pippa Fowles /10 Downing Street/Handout)
Britain's Health Secretary Matt Hancock holds the daily coronavirus disease news conference at 10 Downing Street in London, May 21, 2020. (Credit: Pippa Fowles /10 Downing Street/Handout)

Britania uli nivelin e saj të kërcënimit të koronavirusit të premten, duke u bërë një nga vendet që së fundmi pretendojnë se po vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

Qendra e Përbashkët e Biosigurisë në Britani, rekomandoi lëvizjen e rrezikut të Covid-19 nga niveli i dytë më i lartë, 4 - që do të thotë përhapja është e lartë ose po rritet në mënyrë eksponenciale, në nivelin 3- që do të thotë se një epidemi është në qarkullim të përgjithshëm.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se ka një rënie të vazhdueshme të rasteve në të gjithë Britaninë, por shpërthimet e lokalizuara janë ende të mundshme. Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë me më shumë se 42,000 vdekje të lidhura me virusin dhe mbi 300,000 raste të konfirmuara.

Ulja e nivelit të alarmit ishte "një moment i madh për vendin dhe një dëshmi e vërtetë për vendosmërinë e popullit britanik për të mposhtur këtë virus," tha Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock.

Ndërkohë, Gjermania të premten raportoi rritjen me të madhe ditore të rasteve me koronavirus në një muaj, pasi në fillim arriti të kontrollonte shpërthimin e infeksioneve më mirë sesa vendet e tjera të mëdha evropiane.

Instituti Robert Koch dhe qendra gjermane e kontrollit të sëmundjes njoftuan 770 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar në 188.534 numrin total të infeksioneve me Covid-19 në vend.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 8.5 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 në të gjithë botën, dhe 454,000 të tjerë kanë vdekur nga virusi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG