Lidhje

Protestat për heqje të statujave dhe tensionet racore në Britani


Supporters of the Rhodes Must Fall group, wearing protective masks against the spread of coronavirus, participate in a protest calling for the removal of a statue of Cecil Rhodes, a Victorian imperialist in southern Africa who made a fortune from…
Supporters of the Rhodes Must Fall group, wearing protective masks against the spread of coronavirus, participate in a protest calling for the removal of a statue of Cecil Rhodes, a Victorian imperialist in southern Africa who made a fortune from…

Protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” që kanë shpërthyer në të gjithë botën javët e fundit kanë ripërtërirë thirrjet në Evropë për heqjen e statujave të tregtarëve të skllevërve dhe ato të figurave koloniale. Një memorial kushtuar Cecil Rhodes në Universitetin e Oksfordit është bërë epiqendër e protestave në Britani. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, tensionet racore po rishfaqen ndërsa grupe të kundër-protestuesve gjithashtu po dalin në rrugë.

Një nga institucionet më prestigjioze të Britanisë tani është në qendër të debatit të ashpër mbi të kaluarën koloniale të vendit.

Mijëra njerëz protestuan jashtë Kolegjit Oriel, pjesë e Universitetit të Oksfordit, ditët e fundit për heqjen e statujës së britanikut Cecil Rhodes, politikan dhe manjat i minierave në Afrikën Jugore të shekullit të 19.

"Si mund të festoni kolonializimin e vendeve afrikane? Si mund të festoni shkatërrimin e vendeve afrikane? Si mund të festoni vjedhjet nga vendet afrikane?", tha një protestues, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.​

Rhodes themeloi kompaninë e diamanteve, De Beers, dhe perandoria britanike për një kohë i dha emrin e tij vendit që sot quhet Zimbabve.

Politikat e tij të ndarjes racore ishin pararendëse të aparteidit.

“Ai hodhi themelet e sistemeve të padrejta të punës, si konfiskimi i tokave, veçanërisht në Afrikën e Jugut, Zimbabve dhe Zambia. Kjo nuk është diçka që duhet festuar, pavarësisht faktit se një pjesë e të ardhurave më vonë u investuan në Unversitetin e Oksfordit për ofrimin e bursave studentore", tha Ndjodi Ndeunyema, organizator i lëvizjes për rrëzimin e statujës së manjatit Cecil Rhodes.

Afro 200,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin për heqjen e statujës, dhe fushata mbështetet nga 26 anëtarë të këshillit të qytetit të Oksfordit, të cilët thonë se statuja "nuk përputhet me angazhimin e qytetit kundër racizmit".

Kolegji Oriel lëshoi një deklaratë në të cilën thuhet, "Ne besojmë në lëvizjen Black Lives Matter dhe mbështesim të drejtën e protestës paqësore." Një historian i Oksfordit thotë se kërkesat për heqjen e statujës nuk janë aq të thjeshta.

"Unë mendoj se duhet të jesh shumë i kujdesshëm me pyetje si kjo, nuk mund të zgjedhësh një individ të vetëm, sepse e gjithë perandoria, e gjithë Britania, universitetet, qytetet, industria, ishte ndërtuar me materiale, burime dhe pasuri të marra nga pjesë të tjera të botës", thotë Peter Frankopan, historian i Universitetit të Oksfordit.

Universiteti i Kejp Taunit në Afrikën e Jugut hoqi një statujë të britanikut Cecil Rhodes në vitin 2016 pas protestava disa mujore. Fushata "Rhodes Must Fall" (Statuja e Cecil Rhodes duhet të shëmbet) u zgjerua edhe në Oksford në atë kohë, por statuja në Kolegjin Oriel mbeti e paprekur.

Protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” pas vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara kanë nxitur një debat të ashpër në Evropë mbi racizmin, kolonializmin dhe skllavërinë.

Protestuesit e së djathtës ekstreme u përplasën me policinë të shtunën në Londër. Ata thanë se kishin udhëtuar në kryeqytet për "të mbrojtur statujën". Masat e sigurisë në memorialet në të gjithë Britaninë janë shtuar, përfshirë statujën e ish kryeminstrit Winston Churchill para ndërtesës së parlamentit, e cila u dëmtua në fillim të këtij muaji.

Statujat janë në qendër të një beteje kulturore që po shtrihet në rrugët e shumë qyteteve dhe po bëhet gjithnjë e më e dhunshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG