Lidhje

Qyteti i Nju Jorkut fillon fazën e dytë të rihapjes


Sheshi Times Square

Qyteti i Nju Jorkut po futen në fazën e dytë të ripahpjes pas një prej kufizimeve më të rrepta në vend në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për banorët vendas, kjo nënkupton rikthimin në punë për rreth 300 mijë njerëz. Por gjitashtu edhe rikthimi tek gjërat e zakonshme të disa muajve më parë, si blerjet nëpër dyqane apo drekat dhe darkat nëpër restorantet në ambjentet e jashtëme.

Ndërsa restorantet dhe floktoret po hapen me kujdes, edhe parqet e lojrave kanë filluar të buçasin nga zërat e fëmijëve. Nju Jorku ka hedhur një hap më pranë normalitetit. 22 qershori shënoi fazën e dytë të rihapjes pas një prej kufizimeve më të rrepta dhe numrave të lartë të vdekshmërisë në vend të lidhura me koronavirusin. Gale është banore e këtij qyteti.

“Dua që qyteti të ndjehet i sigurtë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Dua që të gjithë ne të jemi të sigurtë, jo vetëm nga virusi por edhe nga dhuna dhe të gjitha çështjet e tjera sociale që duhet të trajtohen, por në një mënyrë të civilizuar dhe të bashkuar.”

Restorantet po hapin dyert për klientët dhe mund të shërbejnë ushqime në mjediset e jashtme. Programi i qytetit për hapjen e restoranteve është një përpjekje në disa faza për zgjerimin e hapjes së restoranteve dhe përdorimin e ambjenteve të jashtme. Kjo përpjekje synon ruajtjen e 45 mijë vendeve pune. Disa zona lejojnë restorantet të vënë tavolina në zonat e caktuara për biçikleta dhe parkime. Emile Aklih është pronar restoranti.

“Dëmi është i madh për restorantet. Por nuk mund të krahasohet jeta me sa para do të fitosh apo humbasësh. Shpresoj që të kompensojmë humbjet në kohën e duhur. Por jemi të lumtur që kemi mbijetuar dhe që do ta kthejmë qytetin në atë që njihet si Nju Jorku madhështor.”

Jeremy Wladis është një tjetër pronar restoranti në Nju Jork.

“Kjo situatë e ka shkatërruar biznesin. Sherbejmë rreth dhjetë përqind të kapacitetit të restorantit. Nuk paguajmë dot qeratë dhe faturat. Mund të paguajmë vetëm pjestarët e grupit që punojnë.”

Qindra reklama pushtojnë hapësirat bosh, si rezultat i mbylljes prej tre muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Restorantet, bizneset jo thelbësore dhe dyqanet e rrobave, që dikur ishin pjesë e jetës normale, tani janë kthyer në pjesë të luksit. Lara Kornbluh është pronare e një dyqani rrobash.

“Jemi një biznes i vogël dhe jemi ndikuar shumë. Mbajta në punë stafin dhe morëm një hua që ofroi qeveria. 75 përqind e huasë ishte për pagat e punonjësve dhe 1 mijë dollarë na ndihmoi për qeranë, që nuk mbuloi shumë gjëra. Do të ketë shumë biznese të vogla që nuk do të ia dalin.”

Edhe industria e modës ka kaluar përmes një transformimi. Veshjet e rehatshme janë bërë shumë të kërkuara ndërsa më shumë njerëz punojnë nga shtëpia.

Sallonet e flokëve kanë filluar të presin klientët vetëm me rezervime. Sipas rregullave të reja shërbehet vetëm në një kapacitet të përgjysmuar. Sallonet e thonjëve ende nuk lejohet të hapen por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG