Lidhje

Agjensitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë 'Panelin' e COVID-19


A screenshot of the COVID19 Earth Observation Dash Board, June 25, 2020. (Courtesy eodashboard.org)
A screenshot of the COVID19 Earth Observation Dash Board, June 25, 2020. (Courtesy eodashboard.org)

Agjensia amerikane e hapësirës NASA dhe homologet e saj evropiane dhe japoneze (ESA, JAXA) njoftuan të enjten nisjen e Panelit të Vëzhgimit të COVID-19 në Botë, një koleksion të dhënat satelitore nga të tre agjensitë që dokumenton se si pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planetin.

Përfaqësues nga të tre agjencitë njoftuan fillimin e projektit përmes një telekonference të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni.

Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira, e modeleve të ndryshimit të veprimtarive njerëzore të diktuara nga pandemia që kanë ndikuar planetin.

Agjensitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t'i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të kufizimeve të lidhura me pandeminë, të zbatuara në të gjithë botën. Agjencitë vazhdimisht do të shtojnë të dhëna në panel pasi të ketë vëzhgime të reja që vijnë nga satelitët dhe instrumentet e tjerë të vëzhgimit.

Sipas një njoftimi të NASA-s, projekti filloi të marrë formë në prill, kur të tre agjencitë formuan një grup pune për të identifikuar të dhënat më të rëndësishme satelitore, për të zgjedhur zonat me interes dhe për të zhvilluar mënyra për ta ndarë atë informacion në mënyrë efektive.

Ndryshimet në cilësinë e ajrit në të gjithë botën ishin ndër ndikimet e para të dukshme që sollën urdhrat e izolimit gjatë pandemisë dhe pakësimi në aktivitetin industrial që u pa nga vëzhgimet satelitore. Ata gjithashtu kanë monitoruar ndryshimet në cilësinë e ujit dhe aktivitetin ekonomik dhe bujqësor në të gjithë botën.

Agjensitë thonë se paneli do të jetë një mjet i fuqishëm për të ekzaminuar sesi ka ndryshuar pandemia botën, një informacion i rëndësishëm ndërsa punohet drejt mëkëmbjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG