Lidhje

SHBA, arrestohet Ghislaine Maxwell, ish e dashura e financierit Epstein


(FILES) In this file photo taken on September 20, 2013, Ghislaine Maxwell attends day 1 of the 4th Annual WIE Symposium at Center 548 in New York City. - British socialite Maxwell was arrested on July 2, 2020, by the FBI in the Jeffrey Epstein sex…

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi të enjten Ghislaine Maxwell, ish e dashura dhe bashkëpunëtorja e të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein. Arrestimi u bë në Bradfor të shtetit Nju Hempshër.

Ndaj 58-vjeçares rëndon akuza se është përpjekur të joshë persona të mitur për t'u përfshirë në akte seksuale të paligjshme.

"Maxwell ishte ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Epsteinit dhe ndihmoi
që ai të shfrytëzonte vajza që ishin edhe të vogla se 14 vjeç”, tha prokurorja në detyrë e Manhatanit, Audrey Strauss. "Maxwell luajti rol kritik në ndihmën që i dha Epsteinit për të identifikuar, afruar dhe përgatitur viktimat e vogla për abuzim. Në disa raste, Maxwell mori pjesë vetë në abuzim," tha ajo.

Maxwell mund të përballet me deri në burgim të përjetshëm, thanë disa ekspertë.

Maxwell kishte qendruar larg syve të publikut që nga vdekja e financierit Epstein, i cili u akuzua për përdhunim dhe trafikim të vajzave të mitura prej gati dy dekadash.

Disa nga viktimat e supozuara të financierit kanë thënë se Maxwell i kishte joshur ato në rrethin e tij, ku ishin abuzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të fuqishëm.

Maxwell aludohej se i sillte viktimat në shtëpinë lukzose të Epsteinit në Manhattan, por deri tani ndaj saj nuk ishin ngritur akuza penale.

Ajo është e bija e manjatit britanik të medias, Robert Maxwell, themelues i një shtëpie botuese dhe pronar i disa tabloidëve si Daily Mirror. Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1991, doli se ai kishte vjedhur qindra miliona dollarë nga fondet e pensioneve të punonjësve për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij mediatike që ishte në rënie.

Në fillim të viteve 1990, Ghislaine Maxwell u zhvendos në Nju Jork, ku u mor me shitje pronash të patundshme. Rreth kësaj kohe ajo nisi një marrëdhënie romantike me financierin Epstein, i cili bënte jetë luksoze dhe kishte mjaft njohje në sferat e larta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG