Lidhje

Projektligji amerikan vë sanksione kundër Kinës lidhur me ligjin e ri për Hong Kongun


handover to China from Britain, in Hong Kong, July 1, 2020.

Senati amerikan miratoi një projektligj të enjten që do të penalizonte individët ose kompanitë që zhvillojnë biznes me zyrtarët kinezë përgjegjës për zbatimin e ligjit të ri të sigurisë kombëtare të Pekinit mbi Hong Kongun.

Senati i udhëhequr nga republikanët miratoi njëzëri Aktin e Autonomisë së Hong Kongut, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi masën pa kundërshtim.

Miratimet në të dy dhomat e Kongresit tregojnë një mbështetje dypalëshe përballë erozionit të autonomisë së Hong Kongut, një ish koloni britanike që njohu përparime si qyteti më demokratik i Kinës dhe qendër financiare globale.

Masa, e cila tani shkon para Presidentit Trump për tu nënshkruar në ligj, do të vëndosë sanksione ndaj njerëzve dhe subjekteve që kontribuojnë materialisht në dështimin e Kinës për të ruajtur autonominë e Hong Kongut. Projektligji po ashtu vë sanksione ndaj institucioneve financiare që bëjnë biznes me ata individë ose subjekte.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se ligji i ri i Kinës i miratuar kohët e fundit mbi sigurinë kombëtare në Hong Kong ishte “sulm ndaj të gjitha vendeve” dhe se Uashingtoni po ndërmerrte hapa për t’i dhënë fund trajtimit special të rajonit kinez.

“Shtetet e Bashkura janë thellësisht të shqetësuara lidhur me dispozitat e ligjit dhe sigurinë e secilit që jeton në atë territor, përfshi këtu edhe amerikanët”.

Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës miratoi të martën ligjin e ri të sigurisë kombëtare për Hong Kongun, një ditë para 23 vjetorit të kthimit të Hong Kongut nën sundimin e Kinës.

Ligji rekomandon dënime të ashpra për krime të përcaktura në mënyrë të paqartë, siç është “bashkëpunimi me vendet e huaja”. Krimet si dëmtimi i transportit publik mund të konsiderohen si aktivitete terroriste të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Analistët ligjorë thonë se ligji i ri i jep fund lirive politike që u kanë mundësuar banorëve të Hong Kongut të shprehin publikisht pikpamjet e tyre politike dhe kanë ndihmuar në transformimin e territorit në një qendër ndërkombëtare biznesi.

“Artikulli 38 i ligjit të ri po ashtu synon të zbatohet për vepra penale të kryera jashtë Hong Kongut nga ata që nuk janë banorë të Hong Kongut, dhe kjo ka të ngjarë të përfshijë edhe amerikanët. Kjo është e papranueshme dhe fyerje për të gjitha kombet”,u shpreh zoti Pompeo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG