Lidhje

Kosovë, rritje shqetësuese e numrit të rasteve me COVID-19


Në fillim të shfaqjes së pandemisë së COVID-19, kur numri i të prekurve ishte disa dhjetëra, në rrugët e Prishtinës lëvizjet ishin të pakta dhe ata pak që lëviznin respektonin distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Të premten kur numri i të prekurve është mbi 3 mijë, të paktë janë ata që shihen me maska në fytyrë apo duke ruajtur distancën.

Kosovë, rritje shqetësuese e numrit të rasteve me COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Psikologu, Naim Telaku, e shpjegon këtë si shpërfaqje të frustrimit të mbledhur që nga koha e izolimit.

Mbyllja që ishte ekstreme që e patëm me shfaqjen e pandemisë, patjetër që e ka rënduar në aspekte të ndryshme gjendjen e qytetarëve, domethënë ai ngujim ka sjellur shumë frustrim sigurisht te qytetarët edhe pastaj me mundësitë e para për hapje është shfrytëzuar rasti”, thotë ai.

Një arsye tjetër, sipas zotit Telaku, është edhe mosbesimi i qytetarëve në institucione si dhe paqartësitë e shkaktuara nga informacionet me burime të ndryshme e shpesh të dyshimta.

Pastaj marrja e informacioneve në disa raste kontradiktore, njërën anë disa institucione flisnin për një rrezikshmëri shumë të madhe të virusit, në anën tjetër institucione të tjera që kishin kredibilitet të flasin për virusin e trajtonin atë si një nga gripërat e zakonshëm, dhe rekomdandimet e këtyre të fundit sigurisht kanë pasur efektin e tyre që qytetarët të lehtësohen. Përpos kësaj mendoj se edhe fakti që jemi futur në stinën e verës me temperatura të larta ka bërë që njerëzit ndoshta jo vetdijshëm të kërkojnë një lloj clirimi”, thotë ai.

Muaji që po e lëmë pas shënoi rritje shqetësuese të numrit të të prekurve nga koronavirusi duke bërë që autoritetet të fillojnë këtë javë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e tij.

Zoti Telaku tërheq vëmendjen te zgjidhja personale e disa njerzve që ta kalojnë këtë situatë përmes imunizimit natyror.

Imunizimi natyror teknikisht mund të jetë edhe zgjidhja e vetme që e kemi në dispozicion për shkak se lajmet për ndonjë kurim përmes medikamenteve nuk janë shumë të mira. Në fillim të pandemisë u fol shumë që një vaksinë mund të vijë së shpejti por me kalimin e kohës u zbehën këto paralajmërime dhe po flitet që virusi mund të jetë në mesin tonë ndoshta për muaj të tërë ose vite e kur njerëzit mendojnë në linja kaq afatgjata, respektimi i masave në një vend ku nuk ka pasur ta zëmë kulturë të përdorimit të maskave sic mund të ketë në vende të ndryshme, mund të bëhet më i vështirë respektimi i masave të tilla”, thotë zoti Telaku.

Sidoqoftë ai u bën thirrje institucioneve që të profilizojnë masat parandaluese ndaj virusit COVID-19, meqë masat duhet të përshtatën me nevojat e qytetarëve.

Deri tash në Kosovë 55 persona kanë humbur jetën nga pasojat e koronavirusit, ndërkaq një mijë e 707 të tjerë janë shpallur të shëruar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 141 persona të infektuar, prej të cilëve 4 në gjendje kritike me frymëmarrje të ndihmuar me respirator.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG