Lidhje

Tiranë: Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, vizitoi Shqipërinë


Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku diskutoi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të vazhdojnë me mbledhje të përbashkëta për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre.

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti vizitoi Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, e vizitoi sot zyrtarisht Tiranën vetëm dy ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Prishtinën me një seri të gjatë takimesh.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare jashtë Kosovës si kryeministër.

Shqipëria dhe Kosova janë marrë vesh për mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe autoriteteve vendore për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre.

Kryeministri Hoti përmendi 3 projekte, që i quajti strategjike e madhore: një doganë të Kosovës në Durrës, një hidrocentral në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe një hekurudhë Tiranë - Prishtinë.

“Duke konsideruar edhe ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji elektrike Kosovën. Është edhe projekti i madh për të lidhur dy kryeqytetet tona me hekurudhë. Ky është një projekt që e kemi ideuar moti, tani duhet të punojmë konkretisht për studimin e fizibilitetit de unë besoj se në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden edhe fondet konkrete për të filluar realizimin e këtij projekti” - tha zoti Hoti.

Të dy kryeministrat thanë në një konferencë të përbashkët se do të vënë në lëvizje disa marrëveshje kyçe dypalëshe të mbetura pezull, ndërkohë që disa të tjera po zbatohen.

Krahas mundësimit të një dogane të Kosovës në Durrës dhe të një shengeni ballkanik për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe ekonomisë, kryeministri Edi Rama tha se foli me zotin Hoti edhe për njëjtësimin e dokumentave tregtare për mallrat, që qarkullojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kemi folur për njësim e shumëherëfolur të dokumentacionit lidhur me mallrat, që eksportohen apo importohen mes të dy vendeve, ku është e pamundur të flasim për efikasitet të plotë nëse nuk arrijmë që të dyja palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njësuar” - tha zoti Rama.

Qeveritarët e të dy vendeve takohen vazhdimisht midis tyre për të diskutuar bashkëpunimin mbi kapacitetet ende të pashfrytëzuara ekonomike, që kanë Shqipëria dhe Kosova, në prodhime ekonomike dhe shkëmbime tregtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG