Lidhje

Sfidat e reagimit ndaj pandemisë së koronavirusit


A health agency official, seen alongside his disinfectant dispenser, rests by the entrance to a public toilet as other colleagues (not pictured) conduct polymerase chain reaction (PCR) testing for the COVID-19 coronavirus at a bus station in Bandung, West
A health agency official, seen alongside his disinfectant dispenser, rests by the entrance to a public toilet as other colleagues (not pictured) conduct polymerase chain reaction (PCR) testing for the COVID-19 coronavirus at a bus station in Bandung, West

Gjashtë muaj pasi COVID-19 filloi të përhapet në mbarë globin, duket se në vend të informacionit është dëshpërimi ai që ende nxit shumë vendime për mënyrën e trajtimit të sëmundjes.

E dëshpëruar për të zgjidhur pandeminë vdekjeprurëse të COVID-19, bota po kërkon përgjigje të shpejta dhe zgjidhje nga një sistem hulumtimi që nuk është ndërtuar për të reaguar me shpejtësi.

Rezultati tragjik është se mënyrat e shpejta të veprimit në disa raste kanë ngadalësuar të kuptuarit e sëmundjes dhe kanë vonuar aftësinë për të zbuluar se cilat ilaçe ndihmojnë, dëmtojnë ose nuk kanë fare efekt.

Ndërsa vdekjet nga koronavirusi shkuan në qindra mijëra, dhjetëra mijëra mjekë dhe pacientë nxituan të përdorin ilaçe para se ato të provohen në se janë të sigurta apo të efektshme.

"Dukej sikur hulumtimi klinik tradicional ishte i ngadaltë dhe i pavolitshëm. Ai nuk po i shërbente qëllimit. Njerëzit kishin para tyre një epidemi dhe nuk ishin të gatshëm të prisnin", thotë Dr. Derek Angus, shef i trajtimit kritik në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut.

Qendra Mjekësore e Universitetit të Pitsburgut është pjesë e një studimi ndërkombëtar që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Britani, Australi dhe Zelandën e Re.

Pacientët caktohen rastësisht të marrin një nga dhjetëra trajtimet e mundshme.

Inteligjenca artificiale i përshtat këto trajtime sipas rezultateve në mënyrë që sistemi të përmirësohet.

Nëse një ilaç duket triumfues, kompjuteri cakton më shumë njerëz për ta marrë atë, ndërsa ilaçet e tjera braktisen shpejt.

57 vjeçarja Doris Kelley, mësuese filloreje iu bashkua studimit në prill.

"Më ofruan këtë ilaç që askush nuk e dinte çfarë rezultati do të jepte. Mendova ‘nuk kam gjë për të humbur në këtë pikë. Kështu që rash dakort ta provoja. Kuptova se në se do të funksiononte ndoshta do të ndihmonte dikë tjetër në të njëjtën situatë", thotë Kelley.

Ajo vuan nga astma dhe probleme të tjera shëndetësore dhe ishte e lumtur të linte kompjuterin të zgjidhte midis shumë trajtimeve të mundshme.

Asaj iu caktua të merrte hidroksiklorokinën dhe dy ditë më vonë u kthye në shtëpi.

Është shumë shpejt të dihet nëse ilaçi ndihmoi ose nëse ajo dhe të tjerët do të ishin shëruar edhe pa të.

Një tjetër studim më rigoroz tregoi se ilaçi remdesivir mund të shkurtojë kohën e rikuperimit për pacientët e sëmurur rëndë, por mbeten shumë pyetje në lidhje me përdorimin e tij në mënyrën më të mirë.

Mjekët po eksperimentojnë gjithashtu duke adoptuar mënyrën e përdorimit të ilaçeve ekzistuese për goditjet në tru, urthin, mpiksjen e gjakut, depresionin, inflamacionin, SIDA-n, hepatitin, kancerin, artritin dhe madje qelizat embrionale dhe rrezatimin.

Ishte mesi i qershorit kur mjekët në Britani morën të dhënat e para pozitive për një ilaç që mund të përmirësonte mbijetesën.

Hulumtuesit përfshijnë një në çdo gjashtë pacientë të shtruar me COVID-19 në një studim të madh.

Ata zbuluan se një steroid i lirë i quajtur deksametason ndihmon pacientët ndërsa një ilaç i përdorur gjerësisht për malarjen nuk funksionon.

Studimi ndryshoi praktikën e ndjekur brenda natës, edhe pse rezultatet nuk ishin botuar ose shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.

"Ajo që ka ndodhur është se janë testuar kaq shumë terapi, sa që asnjë prej tyre nuk është testuar me të vërtetë mirë", thotë Dr. Steven Nissen, një studiues në Klinikën Cleveland dhe këshilltar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara.

Edhe studiuesit që vlerësojnë shkencën e plotë po ndjekin rrugë të shkurtra në përpjekje për të marrë përgjigje të shpejta.

Por disa ekspertë mjekësorë thonë se pacientët janë dëmtuar më shumë sesa janë ndihmuar duke lejuar përdorimin e gjerë të barnave para se ato të testohen siç duhet.

"Fatkeqësisht shkenca nuk përparon nga dëshpërimi. Ajo përparon përmes përpjekjeve të planifikuara mirë, me logjikë, dhe me kujdes," paralajmëron dr.Nissen.

Mjekët që ndajnë të njëjtin mendim argumentojnë se dëmtimi i sistemit ekzistues për testimin dhe miratimin e ilaçeve nuk duhet të jetë trashëgimia që do të lerë pas kjo pandemi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG