Lidhje

Presidenti Trump ul dënimin për mikun e tij Roger Stone


Presidenti Donald Trump shkurtoi dënimin me burgim për këshilltarin e tij të vjetër, Roger Stone, disa ditë para se ai të paraqitej në burg.

Roger Stone ishte shpallur fajtor se kishte gënjyer dhe kishte penguar drejtësinë gjatë hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Ai ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burgim.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se "Roger Stone tashmë ka vuajtur së tepërmi. Ai u trajtua shumë padrejtësisht, ashtu si shumë të tjerë në këtë rast. Roger Stone tani është njeri i lirë!"

Shkurtimi i dënimit nuk është i barabartë me faljen e plotë dhe nuk e fshin fajësinë, siç do të ishte në rastin e një faljeje. Megjithatë, me këtë vendim Roger Stone nuk do të shkojë në burg.

Në komentet që bëri të shtunën, Presidenti Trump e quajti Roger Stone-in viktimë dhe sulmoi të emëruarin e pritshëm demokrat për president Joe Biden ai dhe ish-Presidentin Barack Obama.

Presidenti shkroi në Twitter: "Roger Stone u vu në shënjestër të një Gjuetie Shtrigash të paligjshme që nuk duhet të kishte ndodhur. Ishte pala tjetër që bëri vepra kriminale, duke përfshirë faktin që Biden dhe Obama në mënyrë të paligjshme spiunuan kundër fushatës sime – DHE U KAPËN!"

Edhe pse nuk shkon deri në një falje të plotë, shkurtimi i dënimit alarmon kritikët, të cilët prej kohësh kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të përsëritura të presidentit në sistemin e drejtësisë së vendit.

"Presidenti më tha se mendon se gjykimi im ishte i padrejtë," i tha Roger Stone agjencisë AP-së në një telefonatë nga Fort Lodërdejl në Florida. Stone tha se i shprehu mirënjohjen e tij Presidentit dhe se po feston me shampanjë.

Stone ishte dënuar në shkurt me tre vjet dhe katër muaj burg për deklarata të rreme në Kongres, përgjimin e dëshmitarëve dhe pengimin e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për çështjen nëse fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ishte caktuar të paraqitej në burg të martën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG