Lidhje

Perspektiva e fitores së presidentit Trump në Uiskonsin


President Donald Trump talks to reporters before departing the White House for a trip to Michigan, Thursday, May 21, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
President Donald Trump talks to reporters before departing the White House for a trip to Michigan, Thursday, May 21, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonseni janë tre shtete industriale që Donald Trumpi i fitoi me një diferencë të ngushtë në garën e vitit 2016 për në Shtëpinë e Bardhë -demokratët shpresojnë ti rimarrin ato këtë vit. Në to, ka shumë komunitete ku punët me paga të larta në fabrika prodhimi janë zhdukur gjatë dekadave të fundit. Humbjet e vendeve të punës kanë vazhduar gjatë pandemisë ndërsa votuesit përgatiten për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.


Një fabrikë letre përgjatë lumit, është një nga tiparet dalluese për qytetin Uskonsën Repids.


“Është tipari dallues, qendror për Uiskonsin Repids. Ajo ka qenë këtu përmes luftrave botërore, Depresionit të Madh dhe është solide. Fabrika është ajo ku mbështetemi”, thotë Scott Krug, përfaqësues republikan i shtetit.


Fabrika punësoi disa breza të familjes së Përfaqësuesit të Shtetit Uiskonsin, Scott Krug, që nga kulmi i saj kur mijëra vetë kalonin nëpër dyert e fabrikës, e deri sot, kur afro 900 punëtorët që paguhen nga Korporata Verso, pronarët actual të fabrikës, do të jenë të fundit.

Objekti i përgatitur për t'u mbyllur në korrik, pjesërisht sepse pandemia COVID-19 bllokoi kërkesën nga bizneset që përdorin letrën e fabrikës për reklamim.


“Të vret, sepse kjo është hera e parë që kjo fabrikë do të mbyllet në historinë e saj 120-vjeçare. Është diçka që më trondit në shpirt", thotë Scott Krug.


Mbyllja ndikon gjithashtu mijëra punëtorë të tjerë si Laura Delaney, e cila menaxhon operacionin e prerjes së drurit të familjes së saj.


"Ishin një nga blerësit më të mëdhenj për ne që merrnin drurin tonë".


Tani, ajo është ulur mbi tonelata druri që nuk kanë blerës. Laura shqetësohet për punonjësit e saj dhe për pagesat për pajisjet e reja.


"Dua të them, këto makina shkojnë deri në 700,000 dollarë. Ato nuk do të paguajnë veten nëse nuk punojnë".


Fati i fabrikës së letrës është një histori e njohur në shtetet që dikur kishin aktivitet industrial e që tani quhen "Brezi i Ndryshkur", ku fabrikat janë zhdukur dhe shumë njerëz që dikur fitonin një pagë të klasës së mesme duke bërë gjithçka nga makina te frigoriferë, kanë humbur vendet e punës dhe ndjehen të pa përfillur nga politikanët.

"Ajo që bëjmë ne është shumë e rëndësishme, por mendoj se harrohet shumë", thotë Laura Delaney.


Presidenti Trump e fitoi me një rezultat të ngushtë Uiskonsënin në vitin 2016 duke premtuar se do të kthejë vendet e humbura të punës në prodhim.


"Mendoj se i është dashur të luftojë një betejë të vështirë gjatë gjithë kohës që ka qenë atje, dhe nëse do të lihej të bënte punën që ai tha se do të bënte, do ta bënte atë shumë mirë", thotë Laura.


Megjithë luftërat tregtare me Kinën dhe vendet e tjera, punët e prodhimit nuk janë kthyer në Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Trump. Kandidati i pritshëm presidencial demokrat Joe Biden ka udhëhequr në sondazhet e fundit në Uiskonsën.


"Nuk është se votuesit janë entuziastë për Joe Biden, por atyre nuk iu pëlqen më Donald Trumpi".


Profesori i shkencave politike Barry Burden sheh në mendjen e disa votuesve, humbjen e besimit tek presidenti Trump.


“Mendoj se pyetja thelbësore është nëse njerëzit besojnë se Trumpi do ti drejtojë ata drejt një të ardhme më të mirë kur bëhet fjalë për vende pune apo në se kjo është shenjë e dështimit të tij ndaj premtimeve që bëri katër vjet më parë”.


Ndërsa punon për të gjetur një pronar të ri për fabrikën, Krug - republikan i parë që përfaqëson Uiskonësn Rapids në asamblenë e shtetit në 40 vjet - gjithashtu përballet me rizgjedhje në garën e nëntorit.


"Zgjedhja për mua është ende Presidenti Trump, por zgjedhja këtë here është më pak e qëndrueshme për shkak të disa prej gjërave nga të cilat u prekëm këtu. Kjo është arsyeja pse ne bëjmë kaq shumë presion mbi administratën që të ndërhyjë, sepse është koha për të bërë disa veprime, dhe jo vetëm fjalë".


Disa orë larg Uiskonsin Radips, një strukturë e re në pronësi të prodhuesit elektronik tajvanez FoxConn premtoi të krijonte 13,000 vende pune. Por edhe para pandemisë, kompania raportoi se vetëm rreth 600 njerëz punonin në këtë ndërtesë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG