Lidhje

Si funksionon Kolegji Zgjedhor?


Kur amerikanët hedhin votën në zgjedhjet e përgjithshme, ata nuk votojnë direkt për kandidatët, por për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që i mbështesin ata.

Ky sistem u hartua si një kompromis mes zgjedhjes përmes një vote në Kongres dhe votës popullore.

Hartuesit e Kushtetutës ngritën këtë sistem sepse besonin se shumë votues nuk do të ishin të informuar s’duhet për të marrë vendime të matura.

Anëtarët e Kolegjit të çdo shteti mblidhen në dhjetor pas zgjedhjeve të nëntorit, për të zgjedhur zyrtarisht presidentin dhe nënpresidentin.

Votat numërohen nga Kongresi në Janar.

Numri i anëtarëve të kolegjit për çdo shtet dhe kryeqyteti Uashington, varet nga numri i banorëve, sipas regjistrimit të popullsisë.

Për të fituar një kandidat duhet të sigurojë të paktën 270 anëtare të Kolegjit Zgjedhor.

Fituesi i votës popullore në një shtet, zakonisht merr të gjitha votat elektorale të atij shteti.

  • Shumica e shteteve kërkon që anëtarët e Kolegjit të votojnë për fituesin e votës popullore, por jo të gjitha shtetet.
  • Maine dhe Nebraska mund t’i ndajnë votat mes kandidatëve.

Është e mundur për një kandidat që megjithëse fiton votën popullore, humbet zgjedhjet.

  • Në vitin 2016, Hillary Clinton siguroi më shumë vota të drejtpërdrejta në Kaliforni, Pensilvani dhe Teksas por siguroi vetëm delegatët e Kalifornisë.
  • Në vitin 2000, diferenca në votën popullore ishte aq e ngushtë, saqë u bë një rinumërim dhe çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë. George W. Bush fitoi në sajë të 25 votave elektorale të Floridës, jo votës popullore.

Ka pasur thirrje për ndryshimin e sistemit, por një gjë e tillë do të kërkonte një amendament kushtetues.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG