Lidhje

Tiranë: Parlamenti nuk propozon shkarkimin e Presidentit Meta


Parlamenti në Tiranë vendosi sot të mos propozojë shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas hetimit një vjeçar nga komisioni i posaçëm mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit për zgjedhjet vendore dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët miratuan me 78 vota pro dhe 17 kundër raporti hetimor, ku theksohet se shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti nuk janë të asaj shkalle sa të justifikojnë shkarkimin e tij.

Tiranë: Parlamenti nuk propozon shkarkimin e Presidentit Meta
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Raporti vërejti disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato sollën janë shkelje që nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkim, por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen” - thuhet në raport.

Hetimet janë kryer mbi kërkesat e 55 deputetëve për shkarkimin zotit Meta. Kërkesa e parë për këto hetime u bë para një viti kur presidenti shtyu zgjedhet vendore të qershorit dhe kërkesa e dytë u bë në nëntor pas përplasjeve mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Raporti përmbante edhe mendimin e pakicës në komisionin hetimor, i cili nënvizoi dështimin e komisionit me mos-shkarkimin e presidentit.

Qëndrimi i Kuvendit ishte i ngjashëm me dy Opinione të Komisionit të Venecias, ndërsa Shqipëria ka afro dy vite pa Gjykatë Kushtetuese prej procesit të vetingut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG