Lidhje

Amerikanët e papunë në pritje të një ndihme të re financiare


Motorists take part in a caravan protest in front of Senator John Kennedy's office at the Hale Boggs Federal Building asking for the extension of the $600 in unemployment benefits to people out of work because of the coronavirus in New Orleans, La.

Me më shumë se katër milionë raste të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë vendin, shumë shtete amerikane po i ndalin përpjekjet për rihapje, duke i lënë amerikanët që kanë humbur vendet e punës të pasigurtë për të ardhmen e tyre. Republikanët në Senat kanë në plan të prezantojnë këtë javë një tjetër projekt-ligj për lehtësimin e barrës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit po rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në juglindje.

"Ne po zbulojmë më shumë raste sepse po testojmë më shumë. Por në të vërtetë ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në azilet dhe shtëpitë e kujdesit afatgjatë, në mënyrë që të mund të ulim numrin e vdekjeve, sepse ato janë grupet më të rrezikuara”, tha zoti Mark Meadows, shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët e shëndetit thonë se rritja e testimit është vetëm një faktor për numrin e infeksioneve të reja dhe zyrtarët në shumë shtete kanë kritikuar reagimin e përgjithshëm të qeverisë federale ndaj virusit.

"Ne jemi në mëshirën e fatit në të gjithë vendin. Asnjë strategji kombëtare, asnjë investim për shëndetin publik, filloi me shprehjen është "një shaka" ... ky është dështimi më i madh i një përgjigje dhe përgjegjësie kombëtare për të mbrojtur amerikanët që kam parë ndonjëherë", thotë Lujan Grisham, guvernatore e Nju Meksikos.

Ndërsa shumë shtete po ndalin planet e rihapjes, të përballur me shpërthime të reja në rastet e virusit, gati 11% e amerikanëve që janë të papunë shqetësohen se një paketë e re ndihme ekonomike nuk do të miratohet në kohë për të paguar faturat e tyre.

Republikanët në Senat kanë në plan të paraqesin propozimin e ri këtë javë, por priten negociata të ashpra me demokratët.

“Do të jemi të përgatitur të hënën për të siguruar shtrirjen e sigurimit të papunësisë që do të ishte 70% e çfarëdo rroge që kishe - para se të mbeteshe i papunë pra që do t'ju rimbursonte deri në 70% të pagës, si një mënyrë për të lehtësuar barrën”, tha Mark Meadows.

Ndihma e tanishme prej 600 dollarësh në javë për të papunët, skadon në fund të javës dhe propozimi republikan do të zvogëlojë ndjeshëm shumën totale.

Udhëheqësit demokratë kanë bërë presion për mbajtjen e përfitimit javor prej 600 dollarësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG