Lidhje

USAID mbështet gratë në biznes në Gjirokastër


USAID mbështet gratë në biznes në Gjirokastër
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00

USAID mbështet gratë në biznes në Gjirokastër

Në Qarkun e Gjirokastrës numri i grave që merren me sipërmarrje është dyfishuar 4 vitet e fundit, por sfidat me të cilat ato përballen janë të mëdha. Studiuesit e ekonomisë vlerësojnë se pandemia e koronavirusit i ka shtuar vështirësitë në mjaft prej bizneseve ku gratë janë përfshirë duke rrezikuar mbylljen e tyre. Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID ka mbështetur në këtë qark një program për të rritur rolin e grave në aktivitetet e biznesit.

Në Qendrën Historike të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO, Manjola Shehaj ka ngritur një njësi të tregëtimit të prodhimeve tradicionale vendase. Ajo thotë se intuita dhe kujdesi e ndihmojnë një grua në një sipërmarrje.

‘Si grua , ka ato anët e veta pozitive të bësh biznes, sepse ka një intuit më të madhe për të sjellë gjetje apo për ti parë gjërat më me kujdes dhe për ti sjellë në një formë më me dedikim.

Manjola ka arritur që të krijojë edhe një grup grash që ndihmojnë me prodhimet e tyre tradicionale tregëtoren që shërben për turistët vendas dhe të huaj.

“Fakti që unë kam bërë një biznes dhe po mbështes edhe disa gra të tjera tregon që ato mund të bëjnë dhe një biznes dhe e kanë bërë. Nga fakti që ato kanë bërë prodhime për shtëpitë e tyre tashmë ato e trajtojnë aktivitetin si një biznes dhe kanë sjellë të ardhura në familje me punën që ato bëjnë. Unë besoj që gruaja në biznes është e suksesshme.”

Gratë në sipërmarrje në Qarkun e Gjirokastrës janë dyfyshuar 4 vitet e fundi sipas një studimi të kryer nga Qendra ISO mbështetur nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim ndërkombëtar USAID. Belina Xarba thotë për Zërin e Amerikës se megjithë këtë rritje pjesëmarrja e grave në sipërmarrje është ende e vogël.

“Nga viti 2015 deri në vitin 2019 kishte një dyfishim të numrit të grave sipermarrëse në Qarkun e Gjirokastrës. Por megjithëse kishte një dyfishim, gjatë kësaj periudhe, aktualisht vetëm 22 % e numrit total të sipërmarrësve, janë të gjinisë femërore. “

Profesorja e ekonomisë në Universitetin e Gjirokastrës thotë më tej se sfidat e grave në sipërmarrje janë të shumta dhe vetëm bashkëpunimi mes shumë aktorëve mund të lehtësojë përballimin e tyre.

“Disa nga sfidat e grave sipermarrëse sipas studimit ishin mungesa e ekuilibrit mes familjes dhe punës, vështirësitë financiare, orët e gjata në punë, mbi 80 % e grave sipërmarrëse punonin mbi 48 orë në javë.”

Ollga Paguna pas një suksesi me vëllezërit e saj prej gati 20 vitesh me një sipërmarrje në prodhimin e ëmbëlsirave është përfshirë në një biznes organizimesh ceremoniale. Zonja Paguna thotë se një sipërmarrje për një grua nuk është e thjeshtë.

“Një sipërmarrje për një grua nuk është e thjeshtë pasi gruaja është në treg e do luftojë përkrah emrave të mëdhenj, si mund të jenë burra apo vështirësive të tjera. Të jesh grua në biznes duhet të jesh e fortë, ta duash atë që bën dhe të jesh e sigurtë në objektivat që do të arrish”

Pandemia e kornavirusit ka sjellë pasojat e saj për gratë në biznes dhe sic thotë zonja Paguna aktiviteti i saj është nga më të goditurit.

“Sektori më i goditur nga pandemia ishte dhe është sektori jonë. Janë anulluar të gjitha eventet e viti 2020. Akoma edhe sot nuk kemi dasma, nuk kemi ngjarjre të mëdha, merremi pak me ditëlindje apo pagëzime, por këto nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një binzesi.”

Ndërsa Manjola Shehaj thotë se situata e pandemisë e ka nxitur të ristrukturojë biznesin e saj.

Kriza ka qenë sigurisht jo e mirë për të gjithë , ka ndikuar negativisht por nga ana tjetër është shfrytëzuar nga ne dhe për ide të reja. Gjatë kësja kohe që kishim një periudhë pauze na shërbeu për të sjellë produkte të reja, të përshtatura për turistët vendas dhe gjetje që më parë nuk kishim kohë për ti sjellë ,ndërkohë shfrytëzuam dhe tregëtinë “on line.”

Agjencia Amerikane e Zhvillimit Ndërkombëtar USAID i mbështeti përmes një programi gratë në këtë qark të zhvillojnë më shumë nismat e tyre për të bërë biznes. Gratë artizane prodhuan një katalog për punët e tyre ndërsa është rritur qasja në rrjetet sociale për të paraqitur prodhimet. Rritja e numrit të grave në sipërmarrje shihet nga analistët e ekonomisë si një shpresë për Qarkun e Gjirokastrës që ka shënuar vitet e fundit një rënie të ndjeshme demografike, por edhe ekonomike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG