Lidhje

Shqipëri, 5 viktima dhe 123 raste të reja me COVID 19


Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan një tjetër nivel të lartë të rasteve të reja si dhe 5 viktima të tjera nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi pasditen e së dielës se nga 474 testime, 123 persona kanë rezultuar të infektuar, kuota më e lartë e 8 ditëve të fundit. Në një përqindje të lartë është dhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe numrit të personave të komfirmuar si të prekur). Më shumë se gjysma e tyre, 59 raste janë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në 17 qytete të ndryshme të vendit.

Në total numri i të infektuarve, shkoi në 5519 persona që nga fillimi i epidemisë në muajin mars.. Mbi 40 përqind janë ende raste aktive. Sërish mbi 50 përqind, 1285 raste, janë në kryeqytet, i ndjekur nga Durrësi me 291 raste dhe Shkodra me 215 raste. Në qarqet e tjera të vendit, rastet pozitivë janë poshtë kuotës së 100-ës.

Shifrat e vdekjeve vijonë të mbeten po në nivele të larta. “Në dy spitalet Covid, kanë humbur jetën 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri total i viktimave u ngjit në 166 persona.

Në spitale, situate mbetet e rënduar, me 120 pacietë, nga të cilët 12 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG