Lidhje

Kosovë: 16 viktima dhe 196 raste të reja me COVID-19


Autoritetet në Kosovë konfirmuan të martën se 16 veta kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 300 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Gjatë kësaj kohe nga 475 teste të kryera, 196 raste janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike raste e reja janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.

Numri i përgjithshëm i te prekurve që nga mesi i muajit mars është 9 mijë e 688. Prej tyre deri sot 5 mijë e 480 raste janë shpallur të shëruar, ndërsa 3 mijë e 908 mbeten raste aktive.

Kosova po përballet muajve të fundit me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë, me numër të lartë të të infektuarve me COVID-19 dhe të viktimave nga pasojat e tij.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të masave për frenimin e përhapjes së infektimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG