Lidhje

SHBA dërgon ndihma për Libanin me avionë ushatarakë


A soldier stands at the site of the explosion in the port of Beirut, Lebanon, Aug. 6, 2020.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Liban tre ngarkesa ndihmash me avionë C-17 pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit që vrau të paktën 137 njerëz, me avionin e parë të mbushur me ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore që mbërriti të enjten.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) tha se avioni i pari C-17 kishte shpërndarë ndihma nga një bazë ushtarake amerikane në Katar, me dy dërgesat e tjera që pritet të sigurojnë më shumë ushqime dhe ujë brenda 24 orëve.

"Ne po bashkëpunojmë ngushtë me forcat e armatosura të Libanit dhe presim që të vazhdojmë të ofrojmë ndihma shtesë gjatë gjithë përpjekjes për rimëkëmbjen e Libanit", tha të enjten shefi i CENTCOM-it, gjenerali i marinës Kenneth "Frank" McKenzie, i cili mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Sipas komandës, gjenerali McKenzie foli me komandantin e forcave të armatosura të Libanit, gjeneralin Joseph Aoun, për t'i shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi.

I emëruari i pritshëm presidencial demokrat, Joe Biden shprehu ngushëllim për viktimat e shpërthimit dhe i kërkoi administratës Trump dhe komunitetit ndërkombëtar "të mobilizojë menjëherë ndihmën për mijëra të plagosurit nga shpërthimi".

Dërgimi i ndihmës në Liban është i ndërlikuar politikisht sepse qeveria është e mbizotëruar nga grupi Hezbollah, të cilin SHBA dhe disa vende të tjera e kanë etiketuar si një organizatë terroriste. Krahu militant i partisë politike myslimane të mbështetur nga Irani ka një histori të gjatë për kryerjen e sulmeve terroriste globale dhe është e motivuar nga kundërshtimi ndaj Izraelit dhe rezistencës së tij ndaj ndikimit perëndimor në Lindjen e Mesme.

Duke punuar me USAID-in

"Ne jemi të vetëdijshëm për disa nga shqetësimet se kujt do t'i kalonin ndihmat dhe sigurimi se ato do u jepen njerëzve të Libanit që u duhen më shumë," u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman, duke përmendur se ushtria ishte duke punuar me Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për ofrimin e ndihmës.

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper i tha Forumit Aspen të Sigurisë se Sh.B.A kishin komunikuar me qeverinë libaneze dhe po poziciononin ushtrinë për të ndihmuar popullin libanez.

Esper saktësoi se nuk kishte asnjë tregues që të sugjeronte se shpërthimi ishte bërë me qëllim.

"Shumica besojnë se ishte një aksident, siç është aaportuar," tha ai, duke shtuar, "është për të ardhur keq që ndodhi. Kur sheh videon, është thjesht shkatërruese".

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai i kishte "dëgjuar të dyja variantet" - se mund të ketë qenë një aksident ose një "bombë".

Sh.B.A është e gatshme të ndihmojë në hetimin e shpërthimit nëse qeveria libaneze do ta kërkojë atë, tha zëdhënësi Hoffman.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte ripohuar për kryeministrin Hassan Diab, "angazhimin e palëkundur të Uashingtonit për të ndihmuar popullin libanez".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG