Lidhje

Konferencë ndërkombëtare për të mbledhur fonde për Libanin


Words are written by Lebanese citizens in front of the scene of Tuesday's explosion that hit the seaport of Beirut, Lebanon, Sunday, Aug. 9, 2020. Public fury over the massive explosion in Beirut took a new turn Saturday night as protesters stormed…
Words are written by Lebanese citizens in front of the scene of Tuesday's explosion that hit the seaport of Beirut, Lebanon, Sunday, Aug. 9, 2020. Public fury over the massive explosion in Beirut took a new turn Saturday night as protesters stormed…

Udhëheqësit botërorë ranë dakord të dielën që të vënë në dispozicion të Libanit “burime masive” për ta ndihmuar që të rimëkëmbet nga shpërthimi i fuqishëm i javës së kaluar, që ka shkaktoi vdekjen e të paktën 158 personave dhe plagosjen e rreth 6 mijë të tjerëve.

Udhëheqësit që biseduan me videokonferencë, me ftesën e Presidentit francez, thanë se “ndihma duhet të jetë e shpejtë, e mjaftueshme dhe në përputhje me nevojat e popullit libanez dhe t’i shpërndahet direkt popullit amerikan, me efektivitet dhe transparencë maksimale”.

Fuqitë botërore e vunë theksin tek transparenca në shpërndarjen e ndihmës, pasi nuk duan t’i dërgojnë ndihmë një qeverie që shumë libanezë e shohin si të korruptuar dhe duke shprehur shqetësim për ndikimin e Iranit përmes grupit shiit, Hezbollah.

Zoti Macron, që vizitoi Beirutin të enjten tha se vendet pjesëmarrëse duhet të linin mënjanë mosmarrëveshjet për të mbështetur popullin libanez, dhe se ndihma duhet të koordinohet nga Kombet e Bashkuara.

"Roli ynë është të jemi në krah të tyre”, tha ai.

Udhëheqësit botërorë përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, bënë thirre për një hetim të paanshëm, të besueshëm dhe të pavarur të shpërthimit.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Trump “bëri thirrje për qetësi në Liban dhe tha se thirrjet e protestuesve paqësorë për transparencë, reformë dhe përgjegjësi ishin legjitime”.

Përveç premtimit për ndihmë të mëtejshme, nën drejtimin e Presidentit Trump, SHBA ka i dorëzuar një ndihmë urgjente Libanit, nga ushqimet, uji e deri tek ndihma mjekësore. Sipas premtimit fillestar bëhet fjalë për më shumë se 17 milionë dollarë ndihmë për katastrofën që përfshiu vendin.

Në një tjetër zhvillim, forcat libaneze të sigurisë qëlluan të shtunën me gaz lotsjellës me mijëra demonstrues që u mblodhën në sheshin kryesor të Bejrutit për të protestuar ndaj qeverisë mbi shpërthimin e ditëve të fundit që shkatërroi pjesë të mëdha të qytetit. Një zëdhënës i policisë tha se gjatë përleshjeve kishte humbur jetën një oficer policie. Kryqi i Kuq i Libanit tha se më shumë se 12 protestues ishin shtruar në spital e shumë të tjerë kishin marrë trajtim mjekësor në vendngjarje. Protesta, demonstrata e parë e rëndësishme që nga shpërthimi i pak ditëve më parë, vjen ndërsa është rritur zemërimi ndaj udhëheqjes politike të Libanit. Ata janë akuzuar për korrupsion në një shkallë të gjerë dhe paaftësi për ta menaxhuar situatën e krijuar nga shpërthimi shkatërrues i së martës.

Ambasada amerikane në Bejrut tha të shtunën se qeveria amerikane mbështet të drejtat e demonstruesve për protestë paqësore dhe u kërkon atyre që të "përmbahen e të mos përfshihen në akte dhune". Në një postim në twitter ambasada shkruante gjithashtu se populli libanez "meriton udhëheqës që e dëgjojnë atë dhe që ndryshojnë kursin për t'iu përgjigjur kërkesave popullore për transparencë dhe përgjegjshmëri".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG