Lidhje

Shqipëri: Integrimi europian dhe reformat e pambyllura


Në Shqipëri, disa nga reformat kryesore të kërkuara nga Bashkimi Europian ende nuk janë përmbyllur.

Kanë mbetur edhe pak javë nga afati për një raport të ri mbi zhvillimet në Shqipëri, por ekspertë të çështjeve të integrimit pohojnë se reforma zgjedhore ende nuk është përmbyllur me mirëkuptimin e palëve politike.

Drejtuesi i Lëvizjes Europiane të Shqipërisë, Gledis Gjipali, thotë se Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe pritshmëritë e qytetarëve ndaj integrimit europian janë të larta.

Tiranë, sfidat e hapura të integrimin evropian
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Mbyllja e sesionit parlamentar solli një qetësi sipërfaqësore në skenën politike të Tiranës, ku sfidat e reformave dhe integrimit janë ende të hapura për t’u fituar.

Eksperti i çështjeve të integrimit, Gledis Gjipali, thotë që ndonëse vendimi pozitiv u mor qysh në mars, Shqipëria është në një fazë pritjeje për hapjen e vërtetë të negociatave me BE-në, por ka një seri detyrash për të realizuar; reforma zgjedhore ka mbetur pa përfunduar, priten më shumë rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe përparimi i reformës në sistemin e drejtësisë dhe i procesit të vetingut.

“Për të gjitha këto do të duhet të kemi një progres të mjaftueshëm që në vlerësimin e Komisionit në tetor të kemi një rekomandim të fortë pozitiv, ku të thuhet që Shqipëria po ecën përpara, në mënyrë që edhe vendet anëtare të hapin dritën jeshile për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, me të ciliën nisin realisht negociatat. Duhet shfrytëzuar edhe periudha e presidencës gjermane, e cila është e përkushtuar të shtyjë procesin përpara për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por duhen kryer detyrat e shtëpisë, të cilat janë vështirësuar disi në këtë situatën e Covid-it” - tha zoti Gjipali.

Ai shtoi se pandemia ngadalësoi disa procese, por kjo nuk do të thotë që punët të bëhen ngadalë dhe të humbet kohë, sepse bisedimet politike ato u kryen dhe pritet një rezultat më i mirë me mirëkuptim,

Viti zgjedhor po afron dhe nuk ka më kohë për mbylljen dhe zbatimin e reformës zgjedhore, në të kundërt, nëse nuk merret tani një vlerësim pozitv nga BE, atëherë do të humbet edhe një vit tjetër në këtë proces.

“Kemi vetëm një mundësi të shkurtër kohore deri në dhjetor të këtij viti për të arritur rezultatet e duhura për të patur mundësinë e mbajtjes së kësaj konference ndër-qeveritare, përndryshe do të jetë një vit i humbur dhe do të na duhet të presim shtatorin ose shtatorin e vitit tjetër, sepse në pranverë mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe nga ana e BE-së nuk pritet të ketë një hap të tillë të rëndëishëm. Kur a zgjedhje, proceset e tjera ndalojnë, sepse merr përparësi fushata elektorale dhe mos përdorja e cështjeve të rëndësishme për fushatë elektorale” tha zoti Gjipali.

Reforma zgjedhore me mirëkuptim është një nga përparësitë kryesore për të hapur negociatat me BE, por ky proces është në mes të tij, thotë studiuesi i cështjeve të integrimit, ndaj duhet që procesi të përmbyllet dhe konsensusi të arrihet sa më shpejt, si po kërkon edhe BE.

“Sipas diplomatëve ndërkombëtarë, duhet patjetër të gjendet konsensusi me të gjithë forcat politike. Deri më sot nuk e kemi, por që gjithë kjo reformë të përmbyllet nevojitet konsensusi i të gjithëve. Shpresoj që në dy muajt në vazhdim të mundet të arrihet kompromisi, ndryshe do të jetë tepër vonë të arrihet një rezultat në funksion të integrimit europian” - tha zoti Gjipali.

Studiuesit e pavarur të procesit të integrimit mendojnë se nga janari e deri sot partitë politike kanë humbur 8 muaj me reformën zgjedhore, e cila u duk në fillim si më e lehta.

Por ndërkohë janë në tryezë edhe shumë detyra të tjera shumë herë më të vështira si lufta nga krimit të organizuar dhe korrupsionit, ngirtja e institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë, dhe ecja përpara në procesine vetingut të gjyqtarëve.

Nevojiten rezultate, pohojnë ekspertët, ndryshe Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë proces të integrimit dhe mbetet një vit prapa saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG