Lidhje

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen, por jo protestuesit


Me një shami në kokë dhe flamurin libanez në dorë, Cerine Bader kishte dalë në rrugë me një mision: t'i bashkohej revolucionit kundër elitës politike që ajo e sheh si të korruptuar, joefiçente dhe që u shërben interesave të veta. Ajo ishte mes mijëra të tjerëve që ishin mbledhur në Sheshin e Martirëve në Beirut, qendra e protestave që filuan në tetor, shumë pranë portit historik të qytetit, që tani është shndërruan në shkrumb.

Shpërthimi kataklizmik i 4 gushtit, e mbushi qiellin me shtëllunga tymi dhe tronditi qyteti, duke gllabëruar lagje të tëra, duke thithur banorët nga shtëpitë e tyre, si me magji.

Katastrofa nxiti protesta të reja dhe megjithëse qeveria e kryeministrit dha dorëheqjen të hënën, protestuesit nuk u ndalën.

Ata thanë se beteja e tyre nuk ishte vetëm kundër një qeverie, por kundër gjithë sistemit, një nënstrukturë politike e kontrolluar dhe e ushqyer nga partitë sektare kryesuar nga politikanë, shumë prej të cilëve kryekomandantë lufte, si edhe aktorë të armatosur si Hezbollahu, milicia e mbështetur nga Irani, që vepron si shtet brenda shtetit.

People try to break police barrier during a protest following last week's explosion that killed many and devastated the city, in Beirut, Lebanon, Aug. 11, 2020.
People try to break police barrier during a protest following last week's explosion that killed many and devastated the city, in Beirut, Lebanon, Aug. 11, 2020.

Zyrtarët libanezë thanë se fishekzjarret kishin marrë flakë aty pranë dhe kishin shkaktuar shpërthimin e 2,750 tonëve nitrat amoniumi në një depo. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 170 vetëve dhe plagosjen e 6 mijë të tjerëve, si edhe zhvendosjne e 300 mijë vetëve nga shtëpi të dëmtuara apo të shkatërruara.

Përgjegjësia mbi qeverinë

Zonja Bader dhe shumë libanezë besojnë se arsyeja kryesore për shpërthimin ishte paaftësia dhe indiferenca e qeverisë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të zyrtarëve të portit për rreziqet e magazinimit të materialeve np zemër të qytetit.

“Jemi këtu për të protestuar kundër masakrës masive të kryer nga udhëheqësit tanë", i tha ajo Zërit të Amerikës.

Michel Aoun, presidenti i Libanit ka drejtuar një përgigje qeveritare që shumë vetëve iu duk se nuk ofronte mirëkuptim. Në fillim, ai u përpoq të fajësonte forcat armiqësore, ndoshta Izraeli, megjithë mungesën e provave.

"Shkaku nuk është përcaktuar ende", tha ai duke shtuar se mund të kishte qenë "një raketë, bombë ose vepër tjetër".

A protester throws stones at Lebanese riot police during a Aug. 9. 2020, anti-government protest following the massive explosion Aug. 4 which devastated Beirut, Lebanon.
A protester throws stones at Lebanese riot police during a Aug. 9. 2020, anti-government protest following the massive explosion Aug. 4 which devastated Beirut, Lebanon.

Që atëherën, kanë dalë dokumenta që tregojnë se të paktën disa zyrtarë e kishin ditur gjithmonë që nitrati ishte atje.

Edhe njoftime të tjera, përfshirë pohimet e një punonjësi të portit për gazetën The Guardian, lënë të kuptohet se disa nga punonjësit e portit kishin ngritur shqetësime por të përballur me një sistem që nuk ua kishte vënë veshin, ishin ndjerë të pafuqishëm.

Hezbollahu

Disa nga protestuesit e drejtuan zemërimin e tyre nga Hezbollahu.

“Të gjithë kontrollojnë portin dhe të gjithë janë të korruptuar, por Hezbollahu i kontrollon të gjithë. Si mund ta lejonin një gjë të tillë", tha Amal, që kishte ardhur nga Lugina Bekaa të protestonte.

The wife of Rami Kaaki, one of ten firefighters who were killed during the last week's explosion that hit the seaport of Beirut, mourns during her husband's funeral at the firefighter headquarters, in Beirut, Lebanon, Tuesday, Aug. 11, 2020.
The wife of Rami Kaaki, one of ten firefighters who were killed during the last week's explosion that hit the seaport of Beirut, mourns during her husband's funeral at the firefighter headquarters, in Beirut, Lebanon, Tuesday, Aug. 11, 2020.

Analist politik, Sami Nader tha se shpërthimi mund të shërbejë si katalist për zhgënjimin me Hezbollahun.

"Është e vërtetë që Hezbollahu kontrollon portin më shumë se gjithkush tjetër sepse ata kontrollojnë të gjitha objektet strategjike. Por kjo është gjithashtu një humbje e thellë gjeostrategjike për Hezbollahun dhe besueshmërinë e tij, si forcë që mbron Libanin, ashtu siç pretendon", thotë analisti.

Nader vë në dukje se protestuesit po kërkojnë që të jetë një grup ekspertës ndërkombëtarë që të hetojnë shpërthimin.

Organizata Human Rights Watch (HRW) rekomandoi të njëjtën gjë, duke thënë se grupet e të drejtave të njeriut kishin dokumentuar një lidhje mes gjyqësorit dhe politikanëve për vite me radhë. HRW kritikon gjithashtu mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në Liban.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG