Lidhje

Studim: Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19


000_1M52K

Një studim arrin në përfundimin se mund të ketë lidhje mes cigareve elektronike dhe COVID-19, duke ngritur shqetësimin se adoleshentët dhe të rinjtë amerikanë që pijnë duhan përmes cigareve elektronike, ose përdorin mjete të tjera elektronike për tymosje, mund të jenë 5-7 herë më të rrezikuar të preken nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Rezultatet u botuan në revistën “Journal of Adolescent Health”, bazuar në një analizë të të dhënave të mbledhura në maj dhe të analizuara nga studiuesit e Fakultetit të Shëndetësisë në Universitetin e Stanfordit.

“Të rinjtë mund të mendojnë se janë të paprekshëm nga koronavirusi, falë moshës, ose se nuk do të vuajnë simptoma të rënda nga COVID-19, por të dhënat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë për të rinjtë që përdorin cigaret elektronike,” thotë përmes një deklarate për shtyp udhëheqësi i studiumit, Shivani Mathur Gaiha.

Studiuesit zhvilluan një sondazh ku i pyesnin të anketuarit nëse kanë përdorur cigare elektronike, apo mjete të tjera elektronike për tymosje në 30 ditët e fundit dhe nëse kanë pasur simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 apo nëse kanë rrezultuar pozitivë për sëmundjen.

Rezultatet tregonin se ata që kanë përdorur cigare elektronike në 30 ditët e fundit kishin 5 herë më shumë të ngjarë të kishin pasur simptomat e COVID-it krahasuar me ata që nuk kishin përdorur cigare elektronike, apo mjete të tjera elektronike për tymosje.

Studimi nuk provon lidhje shkak-pasojë mes cigareve elektronike dhe sëmundjes. Një ndër shpjegimet që paraqesin studiuesit është se cigaret elektronike shoqërohen me prekjen e fytyrës, me futjen në gojë të cigares elektronike që mund të jetë infektuar, gjë që rrit gjasat e transmetimit të virusit. Por ata shtojnë se nikotina në cigaret elektronike mund të shkaktojë dëme në mushkëri gjë që e bën më të rrezikshëm COVID-19.

Studiuesit në Universitetin Stanford thonë se shpresojnë që zbulimet e tyre “do të nxisin Administratën amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet të forcojnë më tej rregulloret për të mos lejuar që t’u shiten të rinjve produktet e tymosjes elektronike”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG