Lidhje

Shqipëri: Covid shkakton edhe 3 vdekje dhe 120 infektime të tjera


Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan sot vdekjet në dy spitalet Covid të 3 qytetarëve nga Tirana dhe Elbasani, megjithë mjekimet nga personeli shëndetësor.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkoi kështu në 228 persona.

Afro gjysma e tyre, 113 vetë, ishin nga Tirana, 34 nga Shkodra, Durrësi kishte 31 vdekje nga Covid, Fieri 10, Elbasani 9, Korça 8 dhe më pak kanë Lezha, Kukësi, Vlora, Dibra, Gjirokastra dhe Berati.

Nga testimet e 24 orëve të fundit laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik zbuluan edhe 120 persona të tjerë të infektuar me Covid.

Gjysma e këtyre janë në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec dhe më pak në Kukës, Berat, Krujë, Elbasan, Fier, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Shkodër, Durrës, Kavajë, Tropojë e Mallakastër.

Nurmi i përgjithshëm i të prekurve në Shqipëri shkoi 7 mijë e 380 vetë, gjysmat nga të cilat janë ende aktivë në mundësinë për të transmetuar infektimin tek të tjerët.

Qytetet më shumë të prekur aktivë janë Tirana 1795 vetë, Durrësi me 434, Shkodra me 285 të infektuar dhe më pak vijojnë Fieri, Lezha, Korça, Vlora, Kukësi dhe Elbasani.


Në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po mjekohen 125 pacientë të infektuar, 15 nga të cilët në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG