Lidhje

75 vjet pas kapitullimit të Japonisë që i dha fund Luftës së Dytë Botërore 


75 vjet më parë më 15 gusht, Japonia deklaroi dorëzimin para forcave aleate, një akt që praktikisht shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore. Në gjithë botën të shtunën u mbajtën ceremoni për të përkujtuar këtë ditë. Dorëzimi zyrtar ndodhi më 2 shtator 1945 në luftanijen amerikane USS Missouri në Gjirin e Tokios, disa muaj pas kapitullimit të Gjermanisë Naziste, pas një lufte gjashtëvjeçare.

Fundi i konfliktit ka hyrë në histori me emrin Dita e Fitores ndaj Japonisë.

75 vjet nga dorëzimi i Japonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00


Sulmi ndaj bazës së marinës amerikane në Pearl Harbor nga Marina Perandorake Japoneze, solli hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Bombardimi i Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941, shkaktoi vdekjen e rreth 2,400 marinarëve, marinëve dhe ushtarëve në ishullin Oahu të Havait dhe fundosi ose dëmtoi 21 anije.

"Në vitin 1941, retë e luftës po rrethonin Shtetet e Bashkuara dhe botën. Lufta kishte shpërthyer në Evropë në vitin 1939 dhe Shtetet e Bashkuara kishin deklaruar neutralitetin. Por ky neutralitet përfundoi mëngjesin e 7 dhjetorit, kur forcat japoneze ndërmorën një sulm ndaj ishullit të Oahut. Nuk ishte thjesht Pearl Harbor, ishte një sulm ndaj gjithë ishulli. Por objektivi kryesor ishte flota e Paqësorit”, shpjegon kryehistoriani i Pëkujtimores Kombëtare në Pearl Harbor, Daniel Martinez.

Përkujtimorja “USS Arizona” nderon 1,177 marinarët dhe marinët e luftanijes Arizona që vdiqën kur avionët japonezë bombarduan Pearl Harbor në vitin 1941.

"Ishte numri më i madh i viktimave në një anije, në gjithë historinë e marinës amerikane. Vendi u trondit. Amerikanët nuk e dinin që lufta ishte aq pranë. Kishte qenë diçka e largët dhe tani kishte ardhur në SHBA”, thotë zoti Martinez.

Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën fuqimisht.

Sulmet atomike shkatërruese në Hiroshima dhe Nagasaki në gusht 1945, e përshpejtuan kapitullimin e Japonisë.

Rreth 80 mijë vetë vdiqën në Nagasaki, ndërsa 140 mijë u vranë ose vdiqën brenda disa muajsh në Hiroshima.

Në gusht 1945, një tjetër qytet japonez, Osaka ishte kthyer në rrënoja.

Lufta mbaroi me dorëzimin e Japonisë më 15 gusht, 1945.

"Fillimisht ushtria nuk donte të dorëzoheshin dhe kishte vullnetin të luftonte deri në fund. Por si përfundim, forca morale e perandorit (japonez) që shprehu qëndrimin se populli i tij kishte vuajtur mjaft dhe se shkatërrimi ishte i jashtëzakonshëm, e bindi ushtrinë të dorëzohej”, thotë Michael Carr, President i Shoqatës për Përkujtimoren “USS Missouri”.

Dorëzimi zyrtar ndodhi më 2 shtator 1945 në luftanijen amerikane USS Missouri në Gjirin e Tokios, me një ceremoni dhe nënshkrimin e kapitullimit.

Në gjithë botën, 15 milionë vetë humbën jetën në sheshin e betejës dhe 45 milionë civilë vdiqën, sipas dokumenteve historike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG