Lidhje

Karriera e fotografes së parë të revistës "National Gjeographic"


Adobe Max 2017
Adobe Max 2017

Annie Griffiths është njëra nga fotografet e para të revistës “National Geographic”. Ajo ka bërë fotografi në më shumë se 150 vende të ndryshme. Gjatë karrierës 45 vjeçare, zonja Griffiths ka vizituar çdo kontinent duke dokumentuar natyrën dhe duke marrë histori nga gratë që i pat takuar në rrugëtimet e saj.

“Kjo është në Kamboxhia, kur fëmijët panë për herë të parë se si buron uji nga toka… Kjo është në Indonezi, janë gra që kujdesen për fëmijët që vuajnë për ushqim… këta janë punëtorë kripe, që është një nga profesionet më të rënda dhe që kryesisht bëhet nga vajzat dhe gratë e reja. Unë isha me to përmes një organizate shëndetësore, sepse kripa u shkakton shumë dëme në trup…”, thotë fotografja me përvojë Annie Griffiths, ndërsa shpjegon disa prej fotografive që realizoi gjatë karrierës së saj.

Annie Griffiths realizoi mijëra fotografi rreth botës. Ajo është gratë e para që punoi si fotografe për revistën e njohur “National Geographic”.

Në një periudhë 45 vjeçare ajo udhëtoi në mbi 150 shtete dhe plotë shtatë kontinente.

“Gjithmonë ndihesha se fakti që jam grua është përparësi. Pasi u bëra foto-reportere e kuptova se kam gjysmën e botës për vete. Kalova rreth pesë vite për një projekt në Lindje të Mesme. Atje janë të theksuara dallimet gjinore. Ndonëse kjo gjë gjykohet nga bota perendimore, është mirë kur e sheh atë nga perspektiva e një gruaje”, thotë zonja Griffiths.

Gratë që takoi fotografja u mbijetuan fatkeqësive natyrore, emigracionit, diskriminimit, lufës, epidemisë dhe urisë.

Por ajo thotë se përkundër vështirësive ato ruajnë traditat, kujdesen për familjen dhe vazhdojnë jetën.

“Fokusi im ishte në ngjarje ku gratë kanë gjetur zgjidhje. Zakonisht kur gratë bashkojnë forcat, ato gjejnë rrugët më të mira. Janë ato që mbjellin miliona pemë. Ato qëndrojnë deri në momentin e fundit pasi burrat të jenë larguar, duke u kujdesur për fëmijet dhe nganjëherë prindërit”, tha fotografja.

Gratë nuk duan të viktimizohen, thotë fotografja. Shpresa që pa në to e nxiti atë të nisë një projekt për gratë e vendeve në zhvillim. Idea i lindi pasi ajo kuptoi se si ndahen ndihmat në Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Dy centë nga çdo dollar i ndihmave amerikane shkon për projekte për gratë. Pra 98 për qind shkojnë tek burrat. Prandaj, u telefonova kolegeve të mia në botë dhe u thashë – pse nuk mësojmë nga gratë që shohim në botë? Pati rezultat sepse për vetëm gjashtë vite u grumbulluan 10 milionë dollarë. Pra funksionon kur i diskuton problemet në nivel individual. Nuk ke pse flet për gratë në Maroku, mjafton të sjellësh si shembull një grua nga Maroku dhe të shihet shkëlqimi në sytë e tyre”, tha ajo.

Zonja Griffiths nuk i përkushtohet vetëm punës. Ajo ka dy fëmijë, nga të cilët nuk largohet më shumë se dy javë.

Por meqë shumica e angazhimeve të saj për National Geographic zgjasin tre muaj, edhe fëmijët kanë patur rastin të njihen me shumë pjesë të botës.

“Kam udhëtuar me nënën që kur isha në barkun e saj. Kemi qenë në disa vende vërtetë të mrekullueshme. Lindja e Mesme zë një vend të veçantë për mua”, tregon Charles Belt, i biri I fotografes.

Më 2008 zonja Griffith publikoi librin me fotografi të titulluar “Një kamerë, dy fëmijë dhe një deve”. Libri fokusohet në harmoninë midis punës, familjes dhe botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG