Lidhje

Mbrojtja e shkabave në Shqipëri


Mbrojtja e zhgabave në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Një grup biologësh dhe të rinjsh të apasionuar pas jetës së zogjve kalojnë pranë një ure të vjetër në Luginën e Drinos në Gjirokastër për të realizuar lëshimin e një shkabe në mjedisin e saj natyror. Shkaba ka udhëtuar nga Parku Kombëtar i Divjakës ku është trajtuar për dy muaj. Erald Xeka, që drejton këtë mision thotë se shkaba ka ardhur në Shqipëri nga Kroacia dhe tani kthehet në qiejt e Shqipërisënë lirinëe saj.

“Shkaba ka një transmetues JPS, të vendosur nga kolegët kroatë, në ishullin Kres, ku ka lindur dhe përmestij do gjurmojmë se si do komportohet dhe si do të sillet me zonën. Lugina e Drinos është zgjedhur për lëshimin e shkabës sepse ka një stacion me ushqim suplementar ndërtuar më parë për Kalin e Qyqes dhe zona është afër me kufirin me Greqinë, ku ka një koloni të po kësaj shkabe.”

Arli Kokalari që është pjesë e një grupi të rinjsh të apasionuar ndaj jetës së egër thotë se për të kjo është një ditë e veçantë.

“Është një ditë shumë e veçantë jo vetëm për ne, por edhe për shkabën qëpas dy muajsh në periudhën e rehabilitimit do të lëshohet në habitatin e saj. Qëllimi i shoqatës sonë është të kemi aktivitete sa më shumë në ndihmë të natyrës dhe sidomos të shpendëve.”

Grupi i të rinjve drejtohet nga biologu Gentian Hyka, i cili thotë se janë një seri aktivitetesh të këtyre të rinjve që synojnë të mbrojnë jetën e egër në Luginën e Drinos në Shqipëri, e shpallur me rëndësi ndërkombëtare.

“Ne kemi zhvilluar monitorimin e linjave elektrike pikërisht si një nga rreziqetpër Kalin e Qyqes në këtë zonë. Por njëkoëshith ne kemi zhvilluar monitorime dhe aktivitete ndërgjegjësuese. Është shumë e rëndsishme për të kuptuar në këtë mënyre rolin global që ka kjo luginë, t'u bëhet e ditur të rinjve dhe të shërbejë edhe si një tërheqje turistike”.

Shqipëriaështë tashmë në përpjekjet që po bëhen në 5 shtetepërfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriutdhe Greqinë për mbrojtjen e shkabave në të gjithë Ballkanin. Shkabat që mendohej se pozhdukeshin po rishfaqen sipas biologëve, por sfidat e mbrojtjes së tyre janë të mëdha.

“Helmimi i paligjshëm ka ndikuar nëzhdukjen aporeduktimin masiv të të gjitha llojeve të shkabave në rajon dhe kjo është pengesa kryesore për rikthimin e tyre në Ballkan,” thotë Grigor Dushi që drejton Agjensinë e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër.

Lugina e Drinos është ndër më të pasurat në Shqipëri për shpendët shtegëtarë dhe ata tërrallë dhe rrezikuar, siç është Kali i Qyqes dhe skifteri ketraverdhë. Lugina e Drinos është fjetorja më e madhe në Europë e skifterit ketraverdhë dhe kemi disa çifte të Kalit të Qyqes që folezojnë”.

Kali i qyqes, lloj i rrezikuar globalisht, ka humbur në vetëm 15 vjet rreth 35% të territoreve në Shqipëri. Përgjatë shtegtimit shkabat përballen me shumë kërcënime si helmimi nga barinjtë, elektroshoku dhe përplasja me linjat e energjisë, cënimi në territorin folezues, etj.

Shoqata e Vëzhguesve të zogjve tha se këtë vit ka shkuar në 11 numri i territoreve të zëna në Shqipëri nga Kali i Qyqes, shkaba e vetme që ka mbijetuar në Shqipëri. Shkaba është një shpend simbol tek shqiptarët. Ajo qëndron me dy krerë në zemër të flamurit kombëtar dhe \ Shqipëria njihet simbolikisht në botë si “vendi i shqiponjave".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG