Lidhje

Kuvendi i Repulikanëve fillon sot me aktivitete të drejtpërdrejta virtuale 


Republican convention
Republican convention

Republikanët përgatiten të fillojnë sot kuvendin e tyre kombëtarme një seri aktivitetesh të drejtpërdrejta virtuale. Kuvendi i partisë çelet sonte në mbrëmje në qytetin Sharlot të Karolinës së Veriut, ku pritet të ri-emërojnë zyrtarisht Presidentin Donald Trump si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti planifikon të flasë në të katër netët e kuvendit të republikanëve.

Delegatët e partisë republikane fillojnë takimin këtë javë në Sharlot të Karolinës së Veriut, ku pritet të emërojnë Presidentin Donald Trump si kandidatin e tyre në garën kundër ish-nënpresidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti Trump, i cili po ndeshet me një ekonomi në vështirësi, protesta të vazhdueshme kundër padrejtësive sociale dhe racore dhe me kritika mbi përgjigjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 176,000 amerikanëve, ndodhet pas demokratit Joe Biden në shumicën e sondazheve kombëtare. Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, megjithatë, vlerësoi etikën e punës së presidentit në përgatitjen e fushatës për një mandat të dytë.

"Presidenti, çdo ditë, jo vetëm që është përgatitur mirë, por bën më shumë se çdo president që unë kam studiuar e lexuar lidhur me përpjekjet për të çuar përpara axhendat kritike për punëtorëtamerikanë."

Ndërkohë, sfiduesi i zotit Trump, demokrati Joe Biden, bëri histori javën e kaluar, duke emëruar senatoren Kamala Harris si kandidate për nënpresidente. Harris është gruaja e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane që merr këtë lloj emërimi, dhe zëvendës menaxherja e ekipit elektoral, Kate Bedingfield thotë se zoti Biden është i përqëndruar në përfshirjen e të gjithëve dhe premtimin për të shëruar vendin që po lufton me pandeminë e koronavirusit.

"Si president, Joe Biden do të jetë në gjendje të bashkojë njerëzit, të bëjë ndryshime domethënëse, të ndihmojë njerëzit në nevojë, dhe bizneset e vogla që po dëmtojnë familjet e shtresës punëtore."

Rreth 336 nga më shumë se 2,400 delegatët republikanë do të jenë të pranishëm sot në Sharlot, ndërsa në ditët në vazhdim Partia Republikane do të zhvillojë të gjitha aktivitetet përmes platformave virtuale.

Anëtarë të familjes së Presidentit Trump do të mbajnë fjalime këtë javë, përfshirë zonjën e parë Melania Trump. Presidenti pritet të paraqitet çdo natë, dhe të enjten ai do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë me një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG