Lidhje

Ndotja nga nafta e rrjedhur në ishullin Mauritius


Ndotja nga nafta në ishullin Mauritius
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Rrjedhja e naftës nga një anije që ngeci në bregun koralor shtetin Mauritius po dëmton ekosistemet delikate dhe shkëmbinjtë koralorë nënujorë. Qeveria e atij vendi është kritikuar se nuk ka vepruar me shpejtësi për të boshatisur anijën çisternë para se ajo të fillonte rrjedhjen e naftës.

Fatkeqësi në ishullin përrallor Mauritius. Anija çisternë MV Wakashio ngeci në cekëtirë me 25 korrik. Pas goditjeve nga valët e rrëmbyera, me 6 gusht anija u ça dhe filloi të rridhte naftë në Lagunën Mahebourg, një nga zonat bregdetare më të pacënuara të ishullit.

Më shumë se 1 mijë tonë e ngarkesës prej 4 mijë tonësh karburant të anijes japoneze është derdhur në Oqeanin Indian.

Një ekip japonez i dërguar për të vlerësuar dëmin shtetit ishullor po monitoron pemët e rralla të brigjeve ujore dhe shkëmbinjtë koralorë. Ata janë të shqetësuar se ekosistemi i këtyre pemëve të rralla mund të dobësohet dhe në të ardhmen mund të bëhet i pabanueshëm nga gjallesa. Po ashtu janë dëmtuar edhe shkëmbinjtë koralorë nënujorë. Noriaki Sakaguchi është me ekipin japonez për vlerësimin e dëmeve.

“Nuk konfirmuam tharjen e shkëmbinjëve koralorë si rezultat i derdhjes së naftës dhe nuk gjetëm përmbajtje nafte në fundin e oqeanit. Kemi konfirmuar që ujit pranë anijes së çarë është i turbullt dhe besojmë se kjo është si rezultat i copëzimit të koraleve nga përplaset e anijes mbi to si rezultat i valëve.”

Shumica e 3 mijë tonëve karburant është pompuar nga anija gjatë javës së kaluar ndërsa ekipet mjedisore paralajmëruan se dëmtimi ndaj shkëmbinjëve koralorë mund të jetë i pakthyeshëm.

Ekspertët lokalë ankohen se autoritetet nuk reaguan me shpejtësinë e duhur. Sunil Dowarkasing ka qënë anëtar i parlamentit dhe ish-këshilltar i Kryeministrit të Mauritius për çështjet e mjedisit.

“Që nga dita e parë i kam kërkuar qeverisë të marrë masa menjëhershme për të parandaluar çdo rrjedhje nafte në oqean. Por kjo nuk ndodhi. Përfundimisht ndodhi derdhja e naftës dhe kriza ekonomike.”

Ai shton se 500 tonë karburant janë pastruar nga brigjet deri tani. Anija ka ngecur në një zonë që njihet për larminë e specieve dhe kafshëve të rralla. Përpjekjet për pastrimin janë realizuar kryesisht nga vendasit me mbështetje nga grupet joqeveritare dhe shoqatat. Laurent Pjerrë është një nga punonjësit e pastrimit në brigjet e Lagunës Mahebourg.

“Po vendosim pajisje pluskuese që bllokojnë karburantin dhe pastaj e pompojmë atë në çisterna dhe e largojmë me kamionë. Puna fillon në 6 të mëngjesit dhe përfundon në 6 të darkës.

I gjithë komuniteti po merr pjesë në përpjekjet për pastrimin. Tony Appolon është operator turistik.

“Të gjithë banorët, peshkatarët dhe organizatat u mobilizuam për të gjetur zgjidhje në parandalimin e përhapjes së dëmit.”

Por karburanti i rrjedhur ka gjasa të ketë efekte afatgjata tek popullsia në Mauritius. Një pjesë e madhe e popullsisë varen nga peshkimi si burimi i tyre kryesor i të ardhurave. Ata janë të shqetësuar se mund të dojë kohë që situata të përmirësohet. Babooa Rattan është banor i fshatit Vieux Grand Port.

“Rrjedhja e naftës ka prekur rëndë popullsinë e fshatit tonë pasi ne jemi peshkatarë. Jeta e kësaj popullsie janë këto ujëra. Ushqimi i përditshëm vjen nga kjo lagunë. Mendoj se për paktën 5 ose 6 vjet nuk do të kemi asgjë nga këto ujëra.”

Kompania pronare “Nagashiki Shipping ka thënë se po heton se përse anija e saj çisternë doli jashtë kursi. Anija ishte dashur të qëndronte të paktën 16 kilometra larg brigjeve të Mauritius por përkundrazi po lundronte më pak se 2 km nga bregu kur ngeci në shkëmbinjtë koralorë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG