Lidhje

Ish drejtuesi afrikano-amerikan i Komitetit Kombëtar Republikan, këshilla për kandidaten demokrate, Harris


Michael Steel Kamala Harris
Michael Steel Kamala Harris

Michael Steel thotë se ka një ide të qartë se me çfarë përballet Senatorja Kamala Harris, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para amerikane me prejardhje nga Azia që emërohet si kandidate për nënpresidente.

Së pari, janë njerëzit që të gjykojnë se nga vjen dhe kush je.

“Të gjithë kanë një pritshmëri të caktuar se çfarë do të arrish dhe çfarë përfaqëson. Pastaj, ata të paragjykojnë. Ndaj është një sfidë, sepse njerëzit fillojnë të të vëzhgojnë përmes një lenteje që e kanë krijuar për veten e tyre”,thotë zoti Steele.

Michael Steele
Michael Steele

Ai e kupton çdo të thotë të thyesh barrierat. Në vitin 2002 zoti Steele u bë afrikano-amerikani i parë që u zgjodh në një post të lartë të shtetit Merilend. Ai shërbeu nga viti 2003 deri 2007 në postin e zëvendës guvernatorit të atij shteti. Në vitin 2009, u bë kryetari i parë afrikano-amerikan i Komitetit Kombëtar Republikan.

Gjatë karrierës së tij, ai ka dëgjuar shumë përçmime, njerëz që aludonin se i mori postet vetëm sepse ishte afrikano-amerikan.

“Kjo është pesha më e rëndë, sepse prek thelbin e gjithçkaje rreth teje. Kualifikimet, aftësitë, intelektin – të gjitha këto vihen në pikëpyetje kur njerëzit të shikojnë dhe në mënyrë kundërshtuese thonë, ‘E ke marrë këtë post vetem sepse je me ngjyrë’. Kjo e bën punën shumë më të vështirë, sepse nganjëherë bie në grackë, që ta vertetosh pa pushim që je i zgjuar, i aftë dhe i kualifikuar”, thotë zoti Steele.

Madje, edhe kur figurat e larta afrikano-amerikane përpiqen të lënë pas bagazhin racist që i ndjek nga pas, thotë zoti Steele, përçmuesit e risjellin atë përsëri. Presidenti Donald Trump e ka quajtur zonjën Harris “të ndyrë”, “të pasjellshme”, një “grua të xhindosur”, duke përdorur racizmin dhe seksizmin si metaforë të “gruas afrikano-amerikane të xhindosur”.

Pasi shpërndau pretendime të rreme se ish-Presidenti Barack Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara, zoti Trump ka refuzuar të hedhë poshtë një shkrim në revistën “Newsweek” që lë të kuptohet se zonja Harris nuk kualifikohet si zv/presidente sepse është bijë emigrantësh.

“Në thelb kjo është ajo që bëri Trump. Ata hodhën atë bagazh mbi të në rrugën drejt emërimit. Sepse kanë dëgjuar një avokat të respektuar i cili thotë se ekziston një pikëpyetje. Është metaforë raciste të thuash që një afrikano-amerikan nuk mund ta bëjë këtë punë, ose ne nuk duam një afrikano-amerikan në këtë detyrë.”

Zoti Steele beson se Presidenti Obama u përpoq të shmangte shfaqjen e zemërimit në publik, në mënyrë që kritikët të mos e quanin metaforë e “afrikano-amerikanit të xhindosur”.

Konventa Kombëtare Demokrate 2020
Konventa Kombëtare Demokrate 2020

“E kuptoj se ishte një barrë e madhe që ai duhej të mbante mbi kurriz, është diçka për të cilën gjithmonë kam dashur të flas me të përsonalisht”, thotë zoti Steele.

Bazuar në përvojën e tij në politikë deri tani, këshilla numër një për zonjën Harris do të ishte që të jetë vetvetja.

“Atë moment që ndryshon se kush je, publiku do ta kuptojë, dhe nuk do të kesh më besueshmëri. Prandaj duhet të jesh konsekuente se kush je dhe gjithmonë të jesh e ndërgjegjshme për këtë. Duhet të jeni e sinqertë dhe e vërtetë me vetveten. Është sfidë dhe shumë e vështirë për ta bërë.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG