Lidhje

Donatorët e vdekur, pengesë për heqjen e statujave të Gjeneralit Lee


Donatorët që nuk jetojnë më mund ta bëjnë të vështirë heqjen e statujave të periudhës së Konfederatës. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Dora Mekouar shpjegon se në kryeqytetin Riçmond të shtetit të Virxhinias, përpjekjet për të hequr një monument të komandantit Robert E. Lee të Ushtrisë së Konfederatës janë penguar nga një trashëgimtare, paraardhësit e të cilës i kanë dhuruar shtetit tokën ku tani qëndron monumenti.

Donatorët e vdekur, pengesë për heqjen e statujave të Gjeneralit Lee
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Ky shesh në Shëtitoren e Monumenteve në Riçmond të Virxhinias, dikur nderonte komandantin e Ushtrisë së Konfederatës - Robert E. Lee që luftoi për të ruajtur skllavërinë gjatë Luftës Civile Amerikane. Ndërsa Lee ende qëndron mbi kal, monumenti i tij tani është gjithashtu shprehje e vlerësimit për lëvizjen Black Lives Matter, falë protestuesve që kanë lënë aty gjurmët e tyre.

Pikëpamjet për statujën dhe për atë që ajo përfaqëson, janë të ndryshme.

“Unë mendoj se monumentet janë si njolla mbi qytet. Ato u vendosën gjatë epokës së Jim Crow-ut për t’u treguar njerëzve me ngjyrë vendin e tyre në Amerikë. Statujat janë një përfaqësim jo i denjë i qytetit tonë, vlerave dhe trashëgimisë së tij", thotë Miles Fagen, banor i Riçmondit.

"Janë një kujtesë e vazhdueshme e të parëve tanë dhe e vështirësive që duhet të kapërcenin. Mendoj se duhet të jemi shumë larg kësaj tani, edhe pse ne nuk jemi", thotë Phyllis Black, visitor në qytet.

Monumente të tjerë të Konfederatës përgjatë kësaj rruge janë zhdukur. Ato u hoqën nga zyrtarët lokalë pas një vale protestash këtë verë. Por një donator, i vdekur prej kohësh, po e vështirëson heqjen e statujës së gjeneralit Lee - pavarësisht një urdhri nga guvernatori i shtetit.

Toka mbi të cilën ndodhet monumenti iu dha shtetit në vitin 1890 për të siguruar një vend për statujën. Një nga pasardhësit e donatorit thotë se heqja e statujës bie ndesh me synimin e stërgjyshit të tij që dhuroi tokën.

"Trashëgimtari i dhuruesit të tokës në të cilën ndodhet monumenti ka ngritur një padi që e ndalon guvernatorin të heqë statujën. Në dokumentin e paraqitur në gjykatë thuhet se atij po i bëhej dëm. Ishte një dëm për të dhe për komunitetin që të hiqej monumenti", thotë Allison Tait, profesore e drejtësisë në Universitetin e Riçmondit.

"Duhet të na lejojnë të kujtojmë padrejtësitë, duhet të na lejojnë të kujtojmë historinë tonë, por jo ta fshijmë atë", thotë Seth Aronson, vizitor në Riçmond.

“Më trishton. Më trishton që ka kaq shumë zemërim te njerëzit që mund t'i prishin statujat", thotë Laura Verbeeck, vizitore në Riçmond.

Profesorja Tait beson se ekziston një argument ligjor për mosrespektimin e dëshirave të donatorëve të vdekur, pa qënë e nevojshme të kthehet toka e dhuruar.

“Një nga gjërat e para që duhet shqyrtuar është: Çfarë ishte? Ishte dhuratë? Ishte kontratë? Apo ndonjë shkëmbim? Statuja ishte dhuratë nga një shoqatë për grumbullim fondesh për gratë, toka ishte dhuratë për shtetin, dhe guvernatori që vepron në emër të shtetit, ka të drejtën absolute për të bërë atë që do shteti me këtë tokë, brenda parametrave të caktuara”.

Gjykata mund të vendosë që toka duhet t'u kthehet pasardhësve të donatorit. Në atë rast, profesorja Tait beson se qyteti mund të përdorë një ligj që lejon marrjen e pronës private për përdorim publik - për të mbajtur tokën. Pasardhësit e donatorëve mund kompensohen financiarisht. Por çfarë do të ndodhë me statujat ...

“Nëse të pëlqen historia, ashtu si më pëlqen mua, monumentet për historinë e Konfederatës duhet të qëndrojnë në një vend të posaçëm, sepse të gjithë kanë histori. Një muze i madh për Konfederatën, nuk do të kishte asnjë problem. Askush nuk do ta ketë problem ta shohë ... Unë do të shkoja të vizitoja një muze të Konfederatës sepse është histori", thotë Kevin Michaux, viyitor i Riçmondit.

Por nëse statuja e gjeneralit Lee në Shëtitoren e Monumenteve do të jetë përfundimisht histori, mbetet për t’u parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG