Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve, fletëthirrje për drejtorin e Shërbimit Postar mbi vonesat 


Postal workers load packages in their mail delivery vehicles at the Panorama city post office on Aug. 20, 2020 in the Panorama City section of Los Angeles.
Postal workers load packages in their mail delivery vehicles at the Panorama city post office on Aug. 20, 2020 in the Panorama City section of Los Angeles.

Komisioni për Mbikëqyrje dhe Reformë i Dhomës së Përfaqësuesve ka në plan t’i dërgojë një fletëthirrje drejtuesit të Shërbimit Postar, Louis DeJoy për dorëzimin e dokumenteve në lidhje me ndërprerjet në operacionet e dërgesave të postës që tani janë thelbësore lidhur me aftësinë saj për të përballuar fluksin e votimit me postë që pritet të rritet në zgjedhjet e nëntorit.

Ligjvënësja demokrate nga Nju Jorku, Carolyn Maloney, kryetare e komisionit, dërgoi një memorandum të hënën në të cilin thuhet se DeJoy nuk respektoi afatin e javës së kaluar për t'iu përgjigjur plotësisht kërkesës së komisionit për më shumë informacion. Ai nuk ka siguruar ndonjë material të ri, tha ajo.

"Është e qartë se dërgimi i një fletëthirrjeje është bërë i nevojshëm për të vazhduar më tej hetimin e komisionit dhe për të ndihmuar në informimin mbi veprimet e mundshme legjislative", tha ajo.

Demokratët po ndjekin në mënyrë agresive çështjen e mbikëqyrjes së operacioneve të postës pasi Presidenti Donald Trump kritikoi votimin me postë. Presidenti Trump sugjeroi sedonte të pakësonte fondet për Shërbimin Postar për ta bërë më të vështirë përballjen e valës së pritur të votimit me postë në nëntor.

DeJoy, i cili u emërua në postin e drejtorit të agjencisë në qershor, filloi me shpejtësi ndryshimet në një kohë kur agjencia po ngarkohej tashmë nga kriza e koronavirusit. Raportet për vonesa u shtuan shpejt.

Postmaster General Louis DeJoy removes his face mask as he arrives to testify before a House Oversight and Reform Committee hearing on the Postal Service on Capitol Hill, Aug. 24, 2020, in Washington.
Postmaster General Louis DeJoy removes his face mask as he arrives to testify before a House Oversight and Reform Committee hearing on the Postal Service on Capitol Hill, Aug. 24, 2020, in Washington.

Komunitetet në të gjithë vendin u ankuan për çrregullime të përhapura në operacionet postare këtë verë, pasi kutitë e mbledhjes së postës dhe pajisjet e klasifikimit të saj u hoqën, dhe punonjësit thanë se ndryshimet në operacionet e kamionëve dhe të pagesave për punë jashtë orarit normal të punës çuan në grumbullimin e dërgesave në pikat e shpërndarjes dhe mosdërgimin e tyre.

Komisioni publikoi të dhëna të brendshme të shërbimit postar që tregonin çrregullime të përhapura të shërbimit gjatë verës.

Zoti DeJoy, i cili dëshmoi para komisionit në fillim të gushtit, përsëriti në një letër të premten e kaluar se ndryshimet që ai kishte nisur tani janë pezulluar "deri pas përfundimit të zgjedhjeve".

Komisioni po kërkon dokumente në lidhje me ndryshimet, duke përfshirë heqjen e pajisjeve të klasifikimit të postës dhe ndryshimet në rregullat e punës jashtë orarit normal, të cilat mund të pengojnë realizimin e dërgesave. Paneli gjithashtu dëshiron informacione në lidhje me mënyrën se si zoti DeJoy, i cili nuk kishte përvojë të mëparshme postare, u zgjodh në krye të Sherbimit Postar, si dhe çdo "komunikim të pazbuluar më parë midis zoti DeJoy dhe fushatës Trump".

Zoti DeJoy në letrën e tij të premten drejtuar Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për mbikëqyrje dhe reformë tha se ekipi udhëheqës i postës ka zgjeruar një ekip pune për të punuar me zyrtarë lokalë të zgjedhjeve për t’u siguruar që fletëvotimet për zgjedhjet e nëntorit të bëhen "në mënyrë të sigurt dhe në kohë".

Zoti DeJoy gjithashtu tha se personeli i tij po punonte me komisionin për të siguruar materialet që janë kërkuar.

Rep. Gerald Connolly
Rep. Gerald Connolly

Ligjvënësi demokrat nga Virxhinia, Gerald Connolly, Kryetar i Nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Operacionet e Qeverisë, tha se "Dëshmia e zotit DeJoy para komisionit tonë ka ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje".

"Kongresi duhet të intensifikojë punën e vet", tha ligjvënësi Connolly. "Publiku e kërkon këtë. Veprimi i sotëm është një hap i domosdoshëm në përpjekjet tona për ta mbajtur administratën Trump përgjegjëse për sabotimin e saj të qëllimshëm të Shërbimit Postar, dhe për të rivendosur besimin në këtë institucion të respektuar amerikan."

Por republikani më i lartë në komisionin e mbikëqyrjes, ligjvënësi James Comer nga Kentaki, e quajti vendimin për t’i dërguar fletëthirrje zotit DeJoy pjesë të një prirjeje nga demokratët "për të promovuar një teori konspirative të pabazuar në lidhje me Shërbimin Postar".

Ligjvënësi Comer e quajti fletëthirrjen "tepër të gjerë" dhe tha se demokratët duhet të punojnë me Shërbimin Postar dhe republikanët "për të trajtuar shqetësimet e tyre".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG