Lidhje

COVID 19, 6 viktima të tjera në Shqipëri


Në Shqipëri, për të dytën ditë rradhazi, u rregjistruan 6 viktima të tjera nga Koronavirusi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, “në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar”.

Rastet e reja të konfirmuara nga 856 testime, u rritën sërish pas një uljeje të një dite më parë. MInistria e Shëndetësisë njoftoi për 122 të prekur në 18 qytete të vendit: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Në të dy spitalet ku trajtohen të sëmurët me shenja klinike, vijojnë të rriten pacientët. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, bëri të ditur përfaqësuesja e ministrisë, Flutura Beqo.

Në 24 orët e fundit, numri i të shëruarve ka mbetur në kuota të larta. Të patën 141 persona kanë rezultuar negativë pas dy testimesh radhazi. Në total janë 5582 persona që kanë lënë pas sëmundjen, ndërkohë që në të gjithë vendin janë ende aktivë 3850 të tjerë. Me shumë se gjysma e tyre janë në Tiranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG