Lidhje

SHBA, sanksione ndaj disa kompanive për shitje të lëndëve petrokimike iraniane


A man walks away from the U.S Treasury Department in Washington, U.S

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj disa kompanive për pohimet se ato kanë shitur lëndë petrokimike iraniane.

Ndaj gjashtë kompanive me seli në Iran, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u vendosën sanksione për mbështetjen e kompanisë Triliance Petrochemical Co., Ltd., me bazë në Hong Kong, e cila është e angazhuar në veprimtari biznesi në Iran, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermani, njoftoi të enjten Departamenti i Thesarit.

Në janar të këtij viti Shtetet e Bashkuara e vunë në listën e zezë kompaninë Triliance Petrochemical.

Departamenti i Thesarit pretendon se kompanitë me bazë në Iran mbështesnin "përfshirjen e vazhdueshme të kompanisë Triliance në shitjen e produkteve petrokimike iraniane, duke përfshirë përpjekjet e kompanisë Triliance për të fshehur ose mbuluar përfshirjen e saj në kontratat e shitjes."

Agjencia tha se shitja e lëndëve petrokimike iraniane është ende një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Iranin dhe e ndihmon atë "të financojë mbështetjen e tij destabilizuese për regjimet e korruptuara dhe grupet terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme dhe, së fundmi, Venezuelën".

Në mesin e kompanive të sanksionuara nga Departamenti i Thesarit janë Zagros Petrochemical me bazë në Iran, Dinrin me bazë në Hong Kong, Dynapex Energy, Jingho Technology dhe Petrotech FZE dhe Trio Energy DMCC me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të enjten se vendosi sanksione ndaj pesë subjekteve dhe tre individëve për pohimet se kanë marrë pjesë në transaksione të lidhura me industrinë iraniane të naftës dhe petrokimisë.

Qeveria iraniane nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit për vendosjen e këtyre sanksioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG