Lidhje

Shqipëri, shifër rekord vdekjesh javën e shkuar: 35 viktima nga Koronavirusi


Në Shqipëri, javën e kaluar u shënua një rekord i numrit të vdekjeve nga Koronavirusi, me 35 viktima. Deri më tani shifra më e lartë ishte rregjistruar në javën e fundit të muajit korrik me 31 viktima. Në total janë 319 personat që kanë humbur jetën që nga filimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit u rregjistrua kuota më e ulët e javës me 3 viktima: një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.

Në rritje progresive kanë vijuar dhe shtrimet në spitale të personave që kanë shfaqur shenja klinike. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë deri pasditen e së hënës “në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”.

Java e shkuar shënoi një rënie të rasteve të reja, ndërsa testimet ishin më të larta. Në total numërohen 870 të infektuar, me një rënie pak më shumë se 4 përqind krahasuar me një javë më parë, ose 38 raste më pak. Nga ana tjetër testimet u rritën me gati 12 përqind, duke kapur shifrën e 5891 testeve.

Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare "janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2". Shpërndarja gjeografike mbetet mjaft e gjerë, duke u shtrirë në 21 qytete: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG