Lidhje

Opozita bjelloruse tregon vëndosmëri


Opozita bjelloruse tregon vëndosmëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

Protestat masive vazhdojnë në Bjellorusi ndërsa mijëra demonstrues pro-demokracisë kundërshtojnë ato që ata këmbëngulin se ishin zgjedhje të manipuluara për të mbajtur në pushtet udhëheqësin e vjetër Alexander Lukashenko. Demonstratat u zhvilluan ndërsa udhëheqësi i sfiduar bjellorus shkoi në Rusi dhe mori mbështetje kritike për regjimin e tij duke siguruar nga Kremlini një hua prej 1.5 miliard dollarësh.

Protestuesit bjellorusë përsëri në rrugët e Minskut ... me flamurin e kuq dhe të bardhë që është bërë simbol i lëvizjes.Të dielën, një kameraman i Zërit të Amerikës ishte atje ndërsa më shumë se njëqind mijë njerëz marshuan paqësisht drejt qendrës së qytetit në fundjavën e katërt me radhë.

Demonstruesit kërkojnë t'i jepet fund sundimit prej çerek shekulli të Presidentit Alexander Lukashenko pas zgjedhjeve të debatueshme të gushtit që ata thonë se u manipuluan për ta mbajtur atë në pushtet.

"Ne po luftojmë për sovranitetin tonë dhe për të hequr këtë president të paligjshëm i cili ka marrë pushtetin me mjete të pandershme", thotë një protestuese.

Gratë kanë qenë në pararojën e lëvizjes, duke guxuar përballë shtypjes policore që ka çuar në më shumë se 7 mijë arrestime.Taktika e tyre më e re: demaskimi i forcave të sigurisë së Lukashenkos. Zemërimi i publikut është ndezur nga arrestimet, me protestuesit që dalin nga burgjet e vendit dhe tregojnë histori të zymta të rrahjeve dhe torturave.

“Disa miq të mi u futën në burg… dhe u poshtëruan nga policia. Unë kam disa shokë që e kanë jetuar atë tragjedi”, thotë një protestuese.

Policia sekrete e Lukashenkos ka vënë në shënjestër figurat kryesore të opozitës në një përpjekje për të shtypur kryengritjen.Shumica tani janë nën arrest ose janë detyruar të largohen nga vendi, përfshi udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova… që u rrëmbye nga agjentët e maskuar të sigurisë javën e kaluar.

Lukashenko këmbëngul se protestat drejtohen nga fuqitë perëndimore…në një komplot argumenton ai, për ta hequr nga posti… dhe për ta shtyrë aleancën ushtarake të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Është një argument që ai e përdori kur u takua me Presidentin Vladimir Putin në Soçi të Rusisë duke kërkuar garanci sigurie për regjimin e tij.

Ndërsa protestuesit shpresojnë që tubimi masiv i së dielës të sigurojë një mesazh tjetër për Kremlinin: Lukashenko nuk ka më autoritetin për të negociuar në emër të vendit.

"Rusia është në një pozitë të vështirë. Nëse mbështesin Lukashenkon, atëherë ata humbasin mbështetjen e popullit bjellorus", thotë një protestues.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi dje pas takimit në Soçi se Lukashenko "është presidenti legjitim i Bjellorusisë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG