Lidhje

Naftëtarët e Ballshit protesojnë në Tiranë


Disa dhjetëra punonjës të Rafinerisë së Naftës në Ballsh zhvilluan një protestë në Tiranë para ministrisë së energjisë.

Sindikalistët kërkuan një seri pagash të prapambetura prej dy vjetësh si dhe kthimin e Uzinës në punë.

Punëtorët, gra dhe burra të Uzinës së Pëprunimit të Naftës në Ballsh protestuan sot mbi dy orë në qendër të kryeqytetit dhe para ministrisë së energjisë dhe infrastrukturës.

Protestë e sindikalistëve të Ballshit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Ata kërkuan që shteti të ndërhyjë për të përmbushur të drejtat e tyre si punonjës të rafinerisë, duke nisur nga pagat e prapambetura për afro dy vjet dhe deri te kthimi i Uzinës në punë, sepse është ndërprerë puna në Rafineri prej një viti.

Punonjësit e Ballshit kanë më shumë se një vit që protestojnë pranë uzinës dhe tani në kryeqytet.

Ata kanë zhvilluar edhe greva urie për të drejtat e tyre, duke kërkuar pagat dhe vazhdimin e punës.

Pjesa më e madhe e banorëve të zonës janë të punësuar prej dekadash në sistemin e naftës dhe kanë lidhur jetën me këtë sektor.

Uzina e Rafinimit të Naftës në Ballsh ka aktualisht 800 punëtorë dhe ajo është ndalur prej afro një viti për shkak të mospajtimeve midis disa kompanive që merren me nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e naftës në Shqipëri.

Ata kanë ngelur në mes të labirintit të ligjeve, kontratave dhe keqkuptimeve mes firmave të ndryshme, ndaj kërkojnë që shteti të ndërhyjë për të sqaruar gjithë ngarkesat e këtij sektori dhe të mbrojë të drejtat e tyre, pagat e vonuara dhe vendet e punës.

Autoritetet shtetërore ende nuk ka dhënë sot shpjegime për këtë situatë, por më herët ata janë përpjekur të sigurojnë rifillimin e punës dhe të bashkëpunimit mes operatorëve të ndryshëm në tregun e naftës shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG