Lidhje

Pas vdekjes së gjykatëses Ginsburg, një betejë e pritshme politike


Një flamur amerikan i ulur në gjysmë shtizë për nder të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, para Gjykatës së Lartë
Një flamur amerikan i ulur në gjysmë shtizë për nder të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, para Gjykatës së Lartë

Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pas se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Vdekja e saj ka gjasa ta ndezë një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve.

Aktualisht gjykata ka një shumicë konservatore 5 me 4. Emërimi në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm

Radioja publike NPR njofton se vetëm disa ditë para se të vdiste, gjykatësja Ginsburg i kishte diktuar një deklaratë mbesës së saj, ku shprehej: “Dëshira ime më e zjarrtë është që mos zëvendësohem deri kur të zgjidhte presidenti i ardhshëm”.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha në një deklaratë të premten se çdo kandidat që mund të caktojë Presidenti Trump “do të marrë një votim votim në senatin amerikan”.

Presidenti Trump u shpreh në një deklaratë se “gjykatësja Ginsburg tregoi se mund të mos jesh dakord, pa qenë i pasjellshëm ndaj kolegëve apo këndvështrimeve të ndryshme”.

Ai shkruante sot në Twitter se republikanët kanë detyrimin “të veprojnë pa vonesë”, për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden tha për zonjën Ginsburg, se ajo “ishte gjithmonë zëri që godiste në zemër të çdo çështjeje”.

Ai i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se “votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG