Lidhje

Guterres: asnjë veprim për sanksionet e Iranit për shkak të 'pasigurisë' 


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i tha Këshillit të Sigurimit të shtunën se ai nuk mund të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me një deklaratë të Shteteve të Bashkuara që të gjitha sanksionet e OKB-së ndaj Iranit ishin rikthyer pasi " dukej se kishte pasiguri" për çështjen.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha muajin e kaluar se ai nxiti fillimin e një procesi 30-ditor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që çoi në rikthimin e sanksioneve të OKB-së për Iranin të shtunën në mbrëmje që do të ndalonte gjithashtu një embargo të armëve konvencionale të Teheranit që skadon më 18 tetor.

Por 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit thonë se lëvizja e Uashingtonit është e pavlefshme sepse zoti Pompeo përdori një mekanizëm sipas një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, nga e cila Shtetet e Bashkuara u larguan në vitin 2018.

"Duket se do të ketë pasiguri nëse procesi ... është nisur me të vërtetë dhe njëkohësisht nëse përfundimet (e sanksioneve) vazhdojnë ose janë në fuqi," shkroi Guterres në një letër drejtuar këshillit.

"Nuk i takon Sekretarit të Përgjithshëm të veprojë sikur të mos ekzistojë një pasiguri e tillë," tha ai. Zyrtarët e OKB-së ofrojnë mbështetje administrative dhe teknike për Këshillin e Sigurimit për të zbatuar regjimin e sanksioneve dhe zoti Guterres emëron ekspertë të pavarur për të monitoruar zbatimin.

Zoti Guterres tha se "në pritje të sqarimit" të statusit të sanksioneve të Iranit, ai nuk do të merrte ndonjë veprim për të siguruar atë mbështetje.

Uashingtoni argumenton se veprimi amerikan shkaktoi kthimin e sanksioneve sepse një rezolutë e OKB-së që rregullon paktin ende i njeh Shtetet e Bashkuara si një vend pjesëmarrës. Diplomatët thonë se pak vende ka të ngjarë të rivendosin sanksionet e hequra sipas marrëveshjes së vitit 2015 që synonin të ndalonin Iranin që të zhvilllojë armë bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG